Lajmet   Kryetari Ahmeti ka pritur shefen e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova

Kryetari Ahmeti ka pritur shefen e Zyrës së BE-së, Natalia Apostolova - 15 shtator 2017

 Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka pritur shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova.
 Përfaqësuesja e Bashkimit Evropjan në Kosovë, Apostolova ka përgëzuar kryetarin Ahmeti për sukseset e arritura deri më tani dhe për bashkëpunimin e mirë me zyrën e BE-së. Ajo po ashtu ka premtuar se edhe në të ardhmën do të ketë mbështetje nga zyra e BE-së për realizimin e projekteve në Komunën e Lipjanit.
Kryetari Ahmeti ka falenderuar shefen Apostolova dhe BE-në për kontributin e tyre të vazhdueshëm në të gjitha proceset, në veçanti për mbështetjen financiare në realizimin e projekteve. 
Po ashtu, gjatë ditës së sotme, kryetari Ahmeti dhe shefja e Zyrës së BE-së, Apostolova morën pjesë në Përurimin e Qendrës Edukuese - Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

RSS

Sign in