Lajmet   Kryetari Ahmeti ka vënë gurëthemelin për ndërtimin e shkollës në fshatin Bregu i Zi

Kryetari Ahmeti ka vënë gurëthemelin për ndërtimin e shkollës në fshatin Bregu i Zi - 15 maj 2017

 Në fshatin Bregu i Zi të Komunës së Lipjanit, sot para një numëri të madh të nxënësve, arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë, Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me drejtorin e shkollës “Nezë Bujani” në Bujan, paralelja e ndarë në Bregun e Zi, Astrit Buja kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e objektit të ri shkollorë.

 Në këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Bregu i Zi për fillimin e punimeve në obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës.

“Është ditë e veçantë, ditë gëzimi për të gjithë banorët e Bregut të Zi, por edhe për ne, që po vendosim gurëthemelin e këtij objekti kaq të nevojshëm, e kaq të rëndësishëm, për kushtet që do tu krijojmë nxënësve, brezave të ardhshëm të fshatit Bregu i Zi”, tha kryetari Ahmeti.

Kryetari ka theksuar se përveq ndërtimit të objektit shkollorë, do të mbetet obligim i yni i përbashkët që në vazhdimësi t’i plotësojmë të gjitha kushtet që të arrijmë një kualitet më të madh dhe më të mirë në mësimnxënie për gjeneratat që po vinë.


Realizimi i këtij projekti do t’i kushtoj Komunës së Lipjanit,
148.392,23 euro.
18556058_1513661318645675_7718491072400771429_n.jpg18447298_1513660935312380_5614955629065317240_n.png


RSS

Sign in