Lajmet   Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Topliçan - Grackë

Kryetari Ahmeti ka vizituar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Topliçan - Grackë - 29 prill 2017

 I pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, të shtunën ka vizituar punimet që po zhvillohen në realizimin e projektit për ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës Topliçan -Grackë, punime këto të filluara ditë më parë.
Kryetari Ahmeti deri sa po i vizitonte këto punime, ai para banorëve ka thënë se me ndërtimin dhe asfaltimin e kësaj rrugë përveq që po lehtësohet qarkullimi mes këtyre lokaliteteve po bëhet edhe lidhja mes këtyre dy vendëbanimeve përmes kësaj rruge e cila shumë shpejt edhe do të asfalttohet,ka thënë ndër të tjera kreu lipjanas, duke bërë të ditur se shumë shpejt do të filloj edhe ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Topliçan -Vojnovc si dhe do të ketë projekte të tjera në vazhdimësi e që janë jetike për banorët.
Nga ana tjetër banorët kanë falenderuar Kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij të pakursyer drejtë përmirësimit të jetesës së qyetarëve dhe mirëqenies së tyre.

RSS

Sign in