Lajmet   Kryetari Ahmeti nënshkruan kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive

Kryetari Ahmeti nënshkruan kontratat për subvencionimin e Klubeve Sportive - 08 maj 2017

 Kryetari Imri Ahmeti sot së bashku me tetë përfaqësesit e klubeve sportive të Komunës së Lipjanit ka nënshkruar kontratat për subvencionimin e këtyre klubeve në shumën deri në 2000 euro, ndërsa shumat që kalojnë mbi këtë vlerë i drejtohen Kuvendit. 
 Kryetari Ahmeti, më tej ka theksuar se Komuna e ka të pa mundur që të përballoj të gjitha kërkesat që janë adresuar në Komunë nga Klubet Sportive, sepse buxheti për subvencionim të sportit është i pa mjaftueshëm por shpreson se me rishikimin e buxhetit pas gjashtë mujorshit të parë të këtij viti të rritet kjo shumë e subvencioneve me qëllim të mbështetjes sa më të madhe të sportdashësve lipjanas. 
Ndryshe, ditë më parë përfaqësuesit e klubeve sportive në një takim të zhvilluar me Kryetarin Ahmeti kanë diskutuar dhe janë pajtuar rreth propozimit të vlerave për çdo klub sportiv.

RSS

Sign in