Lajmet   Kryetari Ahmeti pret në Lipjan përfaqësuesit e World Visionit

Kryetari Ahmeti pret në Lipjan përfaqësuesit e World Visionit - 03 maj 2017

 Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sot ka pritur përfaqësusit e Organizatës World Vision në Kosovë, ku temë diskutimi ishte hapja e zyrës për zhvillim në Lipjan e cila ka të bëj me trajtimin e fëmijëve në nevojë si dhe mundësia e arsimimit gjithëpërfshirës së tyre
 Gjatë këtij takimi u diskutuan sfidat me të cilat ballafaqohen fëmijët me aftësi të kufizuara dhe qëllimi i këtij projekti është të punohet intensivisht me fëmijët, të rinjët dhe shkollat në përgjithsi duke përfshirë të gjitha komunitetet në Lipjan.
Kryetari Imri Ahmeti e ka mirëpritur këtë projekt dhe hapjen e kësaj zyreje në Lipjan e cila do të ndihmoj fëmijët në nevojë si dhe do të kontribuoj në arsimimin dhe përfshirjen e tyre në shoqëri. Kryetari Ahmeti ka shprehur gadishmërinë e tij për çdo bashkëpunim lidhur me hapjen dhe funksionimin e kësaj zyreje duke krijuar hapësira për bashkëveprimin me këtë organizat.

RSS

Sign in