Lajmet   Kryetari Ahmeti realizon premtimin për ndërimin e shkollës në fshatin Mirenë

Kryetari Ahmeti realizon premtimin për ndërimin e shkollës në fshatin Mirenë - 05 maj 2017

 Në fshatin Mirenë të Komunës së Lipjanit, sot para një numri të konsideruar të nxënësve, arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti së bashku me mësuesin e parë të këtij fshati, Ali Azemi kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e objektit të ri shkollorë.
 Në këtë rast kryetari Ahmeti ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e fshatit Mirenë për fillimin e punimeve në obejtkin e ri shkollor, duke theksuar se Komuna e Lipjanit është e përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet me qëllim të krijimit të hapësirave më moderne për nxënës, në mënyrë që të kenë një edukim cilësor dhe të kenë kushte sa më të mira për mësimdhënie e mësimnxënie. 

“Uroj që nga ky objekt shkollor që po fillon të ndërtohet sot, të dalin kuadra të reja të cilët mundë të jenë konkurent jo vetëm në tregun vendor por edhe në atë ndërkombëtarë”, tha Kryetari Ahmeti.

Realizimi i këtij projekti do t’i kushtoj Komunës së Lipjanit, 139.295,18 euro.


RSS

Sign in