Lajmet   Kryetari Ahmeti së bashku me Murat dhe Lulzim Jashari kanë vizituar punimet e shtatores së Komandand

Kryetari Ahmeti së bashku me Murat dhe Lulzim Jashari kanë vizituar punimet e shtatores së Komandandit Adem Jashari - 09 shtator 2017

 Kryetari Komunës Imri Ahmeti i shoqëruar nga përfaqësuesit e familjes së Komandantit Adem Jashari, Murat dhe Lulëzim Jashari gjatë ditës së sotme ka qendruar në atelenë ku po punohet shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari. Me këtë rast Murat Jashari në emër të familjes së Komandantit Adem Jashari ka shprehur kënaqësinë dhe konsideratën e tij për përkushimin e Komunës së Lipjanit që edhe ky qytet ta ketë shtatoren e Ademit.
 Në të njejtën kohë me kërkesën e Kryetarit Imri Ahmeti që shtatorja të vendoset në Lipjan me 28 Nëntor në ditëlindjen e Komandantit Adem Jashari dhe në ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë u dakorduan si familja Jashari po ashtu edhe komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Lipjanit për mbikqyrjen e punimeve të shtatores.
Kryetari Imri Ahmeti gjithashtu ka falenderuar edhe skulptorin Idriz Balani për mjeshtrinë e tij profesionale që ka treguar në punimet e kësaj vepre madhështore.

21370897_1637397166272089_4083840846482645969_n.jpg

RSS

Sign in