Lajmet   Kryetari Ahmeti vizitoi punimet në instalimin e Ujësjellsit

Kryetari Ahmeti vizitoi punimet në instalimin e Ujësjellsit - 02 maj 2017

I pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot gjatë ditës ka vizituar punimet që po zhvillohen në realizimin e projektit instalimi i rrjetit të ujësjellsit në fshatrat e rajonit të Magurës, konkretisht ku po zhvillohen punimet në fshatin Dobrajë e Madhe.
 Ky projekt do te zgjerohet dhe në këtë rrjet do të lidhen edhe fshatrat e Poturofc dhe Torinë.

Komuna e Lipjanit në bashkëpunim me CDI -Zyra Zvicrrane për Investime në Kosovë po bën instalimin e rrjetit të ri të ujësjellsit në fshatrat: Vrellë, Dobrajë e Madhe, Dobrajë e Vogël, Gllanicë, Lluga, Magurë, Qylagë, Torinë, Poturofc.


RSS

Sign in