Lajmet   Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 40-të

Kuvendi i Komunës së Lipjanit ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 40-të - 31 korrik 2017

 Kryesuar nga kryesuesja e kuvendit Vlora Limani Hajnuni, gjatë ditës së sotme Kuvendi i Komunës ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 40-të. Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës Imri Ahmeti, drejtor të Drejtorive si dhe anëtarët e asamblesë komunale.
 Në fillim të kësaj seance Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë sqarime rreth çështjeve të ngritura nga asambleistët.
Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e Kuvendit kanë shqyrtuar duke aprovuar këto pika të rendit të ditës si: Propozim Vendim mbi redistinimin dhe transferrin e mjeteve të buxhetit për vitin 2017, propozim Vendim për hartimin e hartës zonale të Komunës së Lipjanit, Propozim Vendim për hartimin e projektit të strategjisë për zhvillim ekonomik lokal të Komunës së Lipjanit për periudhën 2018-2023, propozim Vendim për miratimin e Planit për mbrojtje e trashegimisë kulture dhe natyrore të Komunës së Lipjanit 2017 -2020, propozim Vendim për themelimin e dy vend gjuetie të përbashkëta në territorin e Komunës së Lipjanit. Ndërsa në fund të ketij u prezantua raporti i buxhetit dhe shpenzimi në bazë të burimit të mjeteve kategorive ekonomike dhe programeve Janar – Qershor 2017 për Komunën e Lipjanit.

RSS

Sign in