Lajmet   Kuvendi i Lipjanit ka aprovuar buxhetin komunal për vitin 2018-2020

Kuvendi i Lipjanit ka aprovuar buxhetin komunal për vitin 2018-2020 - 18 dhjetor 2017

 Kuvendi Komunal i Lipjanit sot nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së dytë (e jashtëzakonshme), mbledhje në të cilën u aprovua buxheti komunal për vitin 2018- 2020.
 Drejtori për Buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdini, para këshilltarëve komunal ka prezantuar Buxhetin 2018 – 2020, i propozuar nga kryetari i komunës, Imri Ahmeti.
I pranishëm në këtë seancë ishte edhe kryetari Imri Ahmeti i cili është përgjigjur pyetjeve të shumta drejtuar nga ana e këshilltarëve komunal. 
Pas diskutimeve nga ana e këshilltarëve komunal, ky buxhet është aprovuar me 17 vota për, 12 kundër dhe 2 apstenime.
Buxheti për vitin 2018 është në vlerë 15,316,172.00 euro ku prej tyre për investime kapitale janë të planifikuara 4,684,114.00 euro.

RSS

Sign in