Lajmet   Liga Total në Lipjan nderon Kryetarin Ahmeti me mirënjohje

Liga Total në Lipjan nderon Kryetarin Ahmeti me mirënjohje - 14 shtator 2017

 Kryetari i Komunës Imri Ahmeti ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Liga Total në Lipjan Gazmend Selimi. Përfaqësuesit Liga Total në Lipjan gjatë këtij takimi kanë dhuruar Kryetarit Imri Ahmeti një mirënjohje duke e nderuar atë për kontribut të vazhdueshëm në sportin e Lipjanit.
 Po ashtu përfaqësuesit e Liga Total janë shprehur mirënjohës ndaj Kryetarit Ahmeti edhe për investimet e shumta që ka bërë për sportin e sidomos në ndërtimin e fushave sportive në shumicën e fshatrave dhe për mbështetjen e Ligës Total në Lipjan.
Ndërsa, Kreu lipjanas Imri Ahmeti ka thënë se do vazhdojmë edhe me ndërtimin e fushave dhe palestrave të tjera sportive duke krijuar kushe dhe hapësira sa më atraktive për rininë e sportdashësit në çdo vendbanim të Komunës së Lipjanit.

RSS

Sign in