Lajmet   Në fshatin Krojmir u përuruan rrugët e asfaltuara të lagjeve

Në fshatin Krojmir u përuruan rrugët e asfaltuara të lagjeve - 22 tetor 2010

 IMG_2094.jpgSot në fshatin Krojmir  të Komunës së Lipjanit në prani të shumë qytetarëve Kryetari i Komunës Shukri Buja bëri prerjen e shiritit së bashku me 3 prindërit e dëshmorëve të këtij fshati të lagjes së Pojatave.
  Sot në fshatin Krojmir  të Komunës së Lipjanit në prani të shumë qytetarëve Kryetari i Komunës Shukri Buja bëri prerjen e shiritit së bashku me 3 prindërit e dëshmorëve të këtij fshati të lagjes së Pojatave. Me këtë rast kryetari Buja uroi banorët e fshatit Krojmir për asfaltimin e rrugëve të cilat dukshëm lehtësojnë jetën e këtyre banorëve, por projektet në këtë fshat nuk do të përfundojnë me kaq me që me një periudhë shumë të shkurtër banorët e këtij fshati do të përfitojnë edhe  projekte të tjera . Veçanërisht kryetari Buja tha kam kënaqësi të madhe që sot bashkërisht me prindërit dhe familjarët e dëshmorëve po e përurojmë këtë rrugë që është jetike dhe në interes të qytetarëve të këtyre lagjeve . Pjesa e rrugëve tjera të brendshme të këtij fshati dhe ajo që lidhe fshatin Shalë dhe Krojmir do të kryhet në një periudhë shumë të shkurtër me një kosto prej 800 mijë euro, gjithashtu do të lidhim fshatin tuaj me asfaltimin e rrugës në drejtim të Pjetërshticës drejt Carralevës.Z Buja më tej shtoi se tani jemi në fazën përfundimtare të përmbylljes së investimeve kapitale të suksesshme për këtë vit, në ndërtimin e shkollave, në fshatin Poturovc, Gadime së shpejti do të filloi ndërtimi I shkollave në fshatrat Banullë dhe Bujanë, pastaj ndërtimin e shumë I kanalizimeve, ujësjellësve, rrugëve në ato fshatra ku është nevoja më e madhe . Për vitin e ardhshëm kemi një buxhet prej 9 milion euro që vetëm 4 milion janë për investime kapitale tu iu falënderua Qeverisë .Përfundoi z. Buja. Ndërsa, sipas menaxherit të Drejtoratit të  Shërbimeve Publike  Shemsi Hajdini tha se asfaltimi i rrugëve e veçanërisht të lagjes së Pojatave në gjatësi prej 673 m që ka kushtuar rreht 57 mijë euro, ndërsa punët i ka përfunduar SHPK “Eurokos” Nga Ferizaji me afat optimal me kontratë. Në emër të banorëve të këtij fshati falënderim për kryetarin Buja dhe Stafin foli Hasan Meta kryetar i Këtij fshati. Gjithashtu Sot Kryetari Buja bëri inspektimin e punëve në rregullimin e sheshit në fshatin Shalë dhe ndërtimin e shtëpisë së azilit në qytezën e Magurës.
 

RSS

Sign in