Lajmet   Nisen takimet konsultative me qytetarët për planifikimin e buxhetit 2018-2020

Nisen takimet konsultative me qytetarët për planifikimin e buxhetit 2018-2020 - 02 gusht 2017

 
 Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti dhe drejtori për Buxhet dhe Financa, Shkelzen Hajdini të marten kanë mbajtur dëgjimet publike me qytetarët lidhur me Planifikimin e Buxhetit Komunal për vitet 2018-2020.Takimet e para janë mbajtur në bibliotekën e qytetit me Shoqërinë Civile dhe Shoqatat e Gruas në Lipjan.
 
 Takimet gjatë mbrëmjes duke filluar nga ora 20:00 e në prani të Kryetarit Imri Ahmeti janë zhvilluar edhe me banorët e Gadimes së Ulët, Gadimes së Epërme, Babush, Marevc, Gllavicë, Vrellë dhe Plitkoviq.
Në këtë rast, Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, banorët e këtyrë fshtarave i ka njoftuar në detaje lidhur me buxhetin e vitit 2018 dhe viteve në vazhdim. Ai me tutje ka folur edhe për realzimin e shumë projketeve madhore që do të realziohen në Komunën e Lipjanit.
Qytetarët e pranishëm në këto takime konsultative përveç që kanë falenderuar Kryetarin Ahmeti për përkushtimin e tij të vazhdueshëm për të përmirësuar çdo herë e më tepër jetesen e qytetarëve ata kanë parashtruar kërkesa të tjera ku sipas tyre ishin mese të nevojshme.
Duke iu referuar kërkesave të qytetarëve kreu lipjanas, edhe njëherë ka ripërseritur se komuna e Lipjanit është përkushtuar që t'i zgjedhë problemet e tyre, ngase sipas tij, këto debate janë në funksion të hulumtimit të nevojave që kanë qytetarët në përgjithsi.

RSS

Sign in