Lajmet   Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” u shpërblyen me medalje të bronztë në gara në Instambul të Turqisë

Nxënësit e Kolegjit “Mehmet Akif” u shpërblyen me medalje të bronztë në gara në Instambul të Turqisë - 04 qershor 2010

 IMG_0881.jpgKryetari I Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja sot në zyrën e tij, priti një delegacion nga kolegji “Mehmet Akif” të prirë nga drejtori I këtij kolegji z. Ibrahim Eren, ku atë e shoqëronin profesori Hasan Hysein Gunakan, profesoresha Gjemajlie Llugiqi, dhe dy nxënëset Teuta Qerimi dhe Trondolina Rrustemi
 Kryetari I Komunës së Lipjanit z. Shukri Buja sot në zyrën e tij, priti një delegacion nga kolegji “Mehmet Akif” të prirë nga drejtori I këtij kolegji z. Ibrahim Eren, ku atë e shoqëronin profesori Hasan Hysein Gunakan, profesoresha Gjemajlie Llugiqi, dhe dy nxënëset Teuta Qerimi dhe Trondolina Rrustemi. Qëllimi I kësaj vizite ishte që të falënderojnë kryetarin Buja për mbështetjen materiale që ka bërë për pjesëmarrjen e nxënësve të këtij kolegji në garat e Olimpiadës Ndërkombëtare për Mbrojtjë të Ambientit që janë mbajtur në Istambul të Turqisë të organizuara nga Inepo dhe kolegji privat Fatih. Me këtë rast nxënësja Trondolina Rrustemi Falënderoi Kryetarin Buja për sponzorimine udhëtimit për prezantimin e projektit “Pastrimi I ujit në lumen sitnica me ajka dhe protozona”nga nxënësit e shkollës “Mehmet Akif” në Olimpiadën Ndërkombëtare në Instambul Prandaj për këtë prezantim të suksesshëm në këtë Olimpiadë këta nxënës janë shpërblyer me medaljen e Bronztë. Ndërkaq kryetari Buja uroj këta nxënës për suksesin e arritur ne ketë Olipmiade gjithashtu uroj drejtorin e shkollës z. Ibrahim Eren për përfundim të suksesshëm të këtij vitit shkollor dhe njiherit premtoj për bashkëpunim edhe më të thellë ne mes të institucioneve komunale dhe Kolegjit “Mehmet Akif” si dhe nuk do të mungoj asnjëherë mbështetja financiare për projekte të tilla siç ishte ky i fundit.

RSS

Sign in