Lajmet   Përfundoi edicioni i dhjetë i festivalit “Tinguj Zemre” në Fushë- Arrëz‏

Përfundoi edicioni i dhjetë i festivalit “Tinguj Zemre” në Fushë- Arrëz‏ - 28 maj 2013

  IMG_7968-(2).jpgKështu titullohet festivali mbarëkombëtar i instrumentisteve të vegjël popullor, i realizuar qe nga viti 2004 e në vazhdim duke arritur ne edicionin e 10-të jubilar . Në udhëzimin e MASHT-it nr:, 16 të datës 29.08.2003 kjo veprimtari u planifikua si një ndër 7- të veprimtaritë kombëtare e bazuar ne traditën pukjane dhe aftësitë organizative të punonjëseve te QKF-së Fushë Arrëz
 IMG_8096.jpgKështu titullohet festivali mbarëkombëtar i instrumentisteve të vegjël popullor, i realizuar qe nga viti 2004 e në vazhdim duke arritur ne edicionin e 10-të jubilar . Në udhëzimin e MASHT-it nr:, 16 të datës 29.08.2003 kjo veprimtari u planifikua si një ndër 7- të veprimtaritë kombëtare e bazuar ne traditën pukjane dhe aftësitë organizative të punonjëseve te QKF-së Fushë Arrëz. Prej tri  ditësh  rresht, që nga data 17-19 maj 2013 ,qyteti i Fushë-Arrëzi është kthyer një ndër qytetet me më entuziaste për shkak te festivalit te 10-te(Festival jubilar) Mbarëkombëtarë i Instrumentistëve te vegjël popullor "TingujZemre".Ne ketë festival , kanë marr pjese afro 20 grupe artistike, te adhurua nga treva te ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.

Aktiviteti organizohet nga QKF Fushë-Arrëz dhe Zyra Arsimore e rrethit te Pukës.
Me  date 19 maj 2013  kur dhe ishte  dita e fundit e këtij festivali me ç’rast u shpallen edhe fituesit e vendit të parë , dytë dhe te tretë. Këtë vit  instrumentistët e vegjël popullor nga Lipjani të udhëhequr nga drejtoria e Kulturës Rinisë dhe e Sportit e nën përkujdesjen e mësuese Merita Zeqiri zunë vendin e tretë, ndërsa Eriad Korpuzi ,u shpërblye me zërin e art të festivalit në solo këndim. Komuna e Lipjanit ,vite me radhë është bashkorganizator duke e mbështetur e dhe materialisht këtë edicioni kulturor . Kryetari i komunës së Lipjanit ,Shukri Buja ,në mënyrë solemne dhe festive  mori publikisht Akordim Titullin “Qytetar Nderi i Fushë- Arrëzit” të cilin e ka dhënë Këshilli i Baskisë Fushë- Arrëz me vendim nr.36.datë 21.11.2012 .në kuadrin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast në shenjë falënderimi kryetari Buja u shpreh. Jam tepër i nderuar se qyteti i Fushë-Arrëzit më shpallë qytetar nderi, njëkohësisht është nderë që i behët një plejade të tërë të bashkëveprimtareve të mi,të bashkëluftëtarëve të mi,është nderë dhe respekt që i bëhet qeverisjes sime  në administratën e Lipjanit dhe q
ytetarëve lipjanas. Për këto dhjetë vite të rritës së këtij festivali qyteti i juaj na tregoi se si priten miqtë se si nderohen vëllezërit ,si shoqërohen fëmijët dhe krijohen ura miqësie drejt bashkimit kombëtar,ka përfunduar z. Buja.

 

 


RSS

Sign in