Lajmet   Rapsodët lipjanas u shpërblyen me çmimin Dueti më i mirë i Festivalit në Dardanë

Rapsodët lipjanas u shpërblyen me çmimin Dueti më i mirë i Festivalit në Dardanë - 05 maj 2011

    Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport, gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar disa aktivitete kulturore në mënyrë të suksesshme
Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport, gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar disa aktivitete kulturore në mënyrë të suksesshme. Drejtori i kësaj Drejtorie në fjalë z. Agim Bylykbashi tha se më 4 prill, kemi pranuar një ftesë për pjesëmarrje në Manifestimin Kulturor
  ,”Lulëkuqet e Prillit 2011" , Manifestim ky tani më  tradicional i cili mbahet në komunën e Dardanës. Në këtë manifestimi ne kemi prezantuar në mbrëmjen e Rapsodëve dhe mbrëmjen e Teatrove.
 Me 26 prill në mbrëmjen e Rapsodëve kanë performuar Rapsodët z. Emin Petrova dhe z.Shabedin Luma ku janë shpërblyer me çmimin DUETI MË I MIRË I FESTIVALIT .
 Ndërsa me 28 prill në mbrëmjen e Teatrit ,Teatri Amator ,,Ulpiana" ka prezantuar me Dramën ,,NËNA NË RRUGË" ,ndërsa aktorja e këtij grupi teatral znj. Verona Haliti morri çmimin  AKTORJA MË E MIRË E FESTIVALIT.
 Gjithashtu Ansambli i Valleve dhe Këngëve, ”LIPJANI" ka prezantuar në Festivalin Mbarëkombëtar ,”HASI JEHON 2011" në Gjonaj të Prizrenit , ku AKV ka prezantuar me vallen ,,DASMA NË TREVEN E LIPJANIT”
 Z. Bylykbashi ka thënë se AKV ,”LIPJANI” është duke bërë përgatitjet intensive për Festivalet ,,ANADRENIJA JEHON” Dejë Rahovec , Festivalin “Presheva 2011”, pastaj në Festivalin Mbarëkombëtar “I KËNDOJMË LIRISË “ në Klinë si dhe jemi bashkorganizator ku dhe do të marrim pjesë me grupin e instrumentalistëve të vegjël në Fushë- Arrëz të Shqipërisë. Këto janë disa nga aktivitetet që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjatë muajit prill dhe maj ndërsa jemi në përgatitje të javës kulturore “Lipjani 2011” që do të mbahet gjatë muajit qershor përfundoi z. Bylykbashi.
 
 

RSS

Sign in