Lajmet   Shoqata e ishë të burgosurve politik ,dega në Lipjan bënë evidencimin e të gjithë të dënuarve polit

Shoqata e ishë të burgosurve politik ,dega në Lipjan bënë evidencimin e të gjithë të dënuarve politik - 22 nëntor 2011

IMG_0057.JPGRreth, 150-të, ish të burgosur politik të komunës së Lipjanit e kanë mirëpritur miratimin e ligjit për zgjidhjen e statusit të tyre nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe institucionet më të larta të vendit.
Rreth, 150-të, ish të burgosur politik të komunës së Lipjanit e kanë mirëpritur miratimin e ligjit për zgjidhjen e statusit të tyre nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe institucionet më të larta të vendit. Me miratimin e këtij ligji ish të burgosurit politik më shumë do ta ndiejnë përkrahjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, e kuptojnë se dikush po kujdeset për këtë kategori që vërtet deri me tani ka qenë e lënë    anash me vite të tëra.
 Miratimi i këtij ligji do të rregullon statusin e ish të burgosurve politik- ish të dënuarve politik dhe ish të Përndjekurve politik. shprehet kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politik të komunës së Lipjanit Rrahman Olluri.Dihet se me dekada të tëra këta njerëz kanë rezistuar nëpër burgjet dhe kazamatet e Serbisë dhe Jugosllavisë, vetëm e vetëm për të arritur deri te lufta e UCK-së, dhe liria të cilën ne e gëzojmë sot.
     Numri i ish të burgosurve politik në komunën e Lipjanit sillet diku 146 persona të dënuar- të përndjekur politik, me këtë numër llogaritet dënimi me 72 orë e deri te vepra penale, 1 e më shumë vite burg. Shtrohet pyetja se çka duhet të dëshmoi një ish i burgosur politik për të fituar statusin?
Olluri thot se për të dëshmuar se ka qenë i burgosur politik apo i dënuar duhet të sjellë në shoqatën e ish të burgosurve politik të komunës sonë,këtë dokumentacion:
1...Aktvendimet, Aktakuzat,Aktgjykimet, si dhe dokumentet tjera.
     Në anën tjetër si mund të dëshmoi një ish i burgosur politik,nëse nuk ka asnjë dokument për dëshmi, psh, ndodh që iu kanë djegur gjatë luftës apo në mënyrë tjetër?
 Ai tregon se për të dëshmuar se ka qenë ish i dënuar politik-burgosur, ose i përndjekur duhet të ketë 2-3 deklarata të dëshmitarëve, dëshmitarë që dëshmojnë se e njohin personin në fjalë, ose ka qenë bashkë në vuajtje të dënimit me te ose në anën tjetër deklarojnë me shkrim se ka qenë i dënuar politik ose i përndjekur,dhe që data 10 mar të vitit1913 deri në vitin 1999
Për më tepër kryetari i shoqatës së ish të burgosurve politik në Lipjan Rrahman Olluri thekson se me fillimin e këtij muaji kemi marrë angazhim shtesë në 5 qendrat e komunës sonë, si në :Shalë, Magurë,Janjevë, dhe Lipjan që të bëjmë edhe njëherë regjistrimin e ish të burgosurve politik dhe të bëjmë grumbullimin e dokumentacionit.

 
 
 
 
 

RSS

Sign in