Lajmet   Shpërndahen pajisje bujqësore për familjet në nevojë

Shpërndahen pajisje bujqësore për familjet në nevojë - 14 dhjetor 2017

 Organizata Ndërkombëtare Humanitare Gjermane ASB në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit, sot në ekonominë e shkollës së mesme bujqësore në Lipjan, kanë bërë shpërndarjen e pajisjeve bujqësore për 15 familje në nevojë për krijimin e kushteve më mira për fillimin e biznesit të vogël familjar. 
 Me këtë rast Kryetari i Komunës Imri Ahmeti, ka falenderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme Gjermane për financimin e këtij projekti I cili implementohet nga Organizata ASB me të cilën ka nëshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi si dhe Zyrën për bashkëpunim dhe Zhvillim në ambasaden Gjermane në Prishtinë.
“ Ky projekt është edhe një projekt shtesë në kuadër të shumë projekteve që po zhvillohen në Lipjan me qëllimin më të mire për të ndikuar në ngritjen e mirëqenies dhe krijimin e mundësive për vetë qëndrueshmëri të familjeve tona, familje që kanë nevojë dhe kanë mundësi për të filluar edhe gjenerimin e të ardhurave për familje”, tha kryetari Ahmeti.
Ai ka uruar që bashkëpunimet e tilla të zgjerohen në ardhmen. 
Nga ana tjetër Anja Becky- kryesuese e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasaden Gjermane në Prishtinë, ka falenderuar Kryetarin Ahmeti për bashkëpunimin e mire që ka pasur me implementuesit e këtij projekti. Ajo tha se është e kënaqur me ndihmën që po i bëhet familjeve në nevojë dhe sadopak të përmirësohet jeta e tyre. 
Është viti i dytë që Komuna e Lipjanit ka përfituar nga ky projekt.
IMG_7310-(1).JPGIMG_7311-(1).JPGIMG_7329-(1).JPGIMG_7339-(1).JPG


RSS

Sign in