Lajmet   Subvencionohen edhe pesë Klube Sportive të Komunës së Lipjanit

Subvencionohen edhe pesë Klube Sportive të Komunës së Lipjanit - 01 gusht 2017

 Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti sot së bashku me pesë përfaqësuesit e Klubeve Sportive të Komunës së Lipjanit kanë nënshkruar kontratat në vlerë prej 32,875.00 euro për subvencionimin e këtyre klubeve: 
Klubi i Futbollit “Ulpiana 1926”, Klubi i Futbollit “Arbëria”, Klubi i Futbollit “Minatori”, Klubi i Basketbollit “Lipjani” dhe Klubi i Volejbollit “Ulpiana”
 Në këtë rast kryetari Ahmeti tha se për aq sa ka mundësi buxhetore, përkrahja për sportin lipjanas nuk do të mungoj asnjëher. Ai po ashtu ka shprehur gatishmërinë që klubet sportive të kenë përkrahje të vazhdueshme institucionale.
Në anën tjetër përfaqësuesit e Klubeve Sportive kanë falenderuar Kryetari Imri Ahmeti për përkushtimin e tij të vazhdueshëm në përkrahjen financiare të sportit në përgjithësi. Në veçanti, ata e kanë falenderuar kryetari Ahmeti për rregullimin e infrastrukturës sportive, duke përfshirë ndërtimin e stadiumit të Qytetit, fushat moderne të hapura sportive përballë stadiumit si dhe fushat e shumta të vogla sportive që po ndërtohen në shumë lokalitete të Komunës së Lipjanit. Sipas tyre, tani më rinia e Komunës së Lipjanit ka hapësira të mjaftueshmë për të zhvilluar aktivitetet e tyre rekreativo – sportive. 
Ndryshe Komuna e Lipjanit gjatë këtij viti ka ndarë rreth 60 mijë euro për subvencionimin e Klubeve Sportive.

RSS

Sign in