Lajmet   Takimi i kryetarit Ahmeti me drejtorët e Drejtorateve Komunale

Takimi i kryetarit Ahmeti me drejtorët e Drejtorateve Komunale - 26 dhjetor 2017

 Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka mbajtur takim e rregullt me drejtorët e Drejtorateve Komuale, ku u diskutuan një mori çështjesh lidhur me punët e kryera të Komunës.
 Fillimisht drejtorët e Drejtorateve Komuale kanë raportuar rreth punëve me të cilat janë marrë gjatë javës së kaluar por edhe për obligimet që kanë gjatë kësaj jave.
Ndërsa, Kryetari Ahmeti ka kërkuar nga drejtorët përgatitjen e raporteve vjetore të punës për vitin 2017 si dhe hartimin e planeve të punës për vitin 2018. Ai po ashtu ka kërkuar nga drejtorët e drejtorateve angazhim maksimal, diciplinë dhe përkushtim në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tyre të punës.

RSS

Sign in