Gjimnazi "Ulpiana"

Infrastrutura në komunën e Lipjanit

 
 
Gjendja ekzistuese e infrastrukturës  në Komunën e Lipjanit, aktivitetet
 
1.Infrastruktura rrugore
Gjendja e rrugëve në Komunën e Lipjanit, duke pasur parasysh numrin e fshatrave dhe hapësirën territoriale , është e nivel të kënaqshëm. Komuna e Lipjanit duke mos i përfshi rrugët regjionale dhe magjistrale, të cilat shtrihen në territorin e Komunës sonë, ka një rrjetë rrugor prej L = 229402 (m) ose L = 229.4 ( km).
Kjo gjatësi e rrjetit rrugor përbëhet prej këtyre kategorive të rrugëve:Picture2.bmp
- Rrugët lokale të asfaltuara 145.8 (km) ose 63,5 (%)
- Rrugët lokale të pa asfaltuara 52.4 (km) ose 23 (%), si dhe
- Rrugët e pa kategorizuara 31.2(km) ose 14 (%) 
  

Harta e e infrastrukturës rrugore...................................................Shkarko



 2.Infrastruktura e rrejtit të ujësjellësit 
Në nivel të Komunës sipas statistikave që posedojmë me sistemin e rrjetit të ujësjellësit, fshatrat të cilët janë të pajisur me rrjetin e ujësjellësit dhe të cilët janë në procedurë të fillimit të punimeve janë gjithsej 32 fshatra, duke përfshi edhe qytetin e Lipjanit.Picture1.bmp
 Gjatësia e rrjetit të ujësjellësit në territorin e komunës sonë është: 182,08 km
Për ti përfshirë në sistemin e ujësjellësit 
mbeten edhe 37 fshatra me një gjatësi të rrjetit prej 111,5 km.


Harta e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit............................Shkarko


3.Infrastruktura e rrejtit të kanalizimit  
Në nivel të Komunës me sistemin e rrjetit të kanalizimit, fshatrat të cilët janë të pajisura me rrjetin e kanalizimit 17 fshatra, duke përfshi edhe qytetin e Lipjanit. Picture3.bmp
Gjatësia e rrjetit të kanalizimit në territorin e komunës sonë është: 121,5 km
Për ti përfshirë në sistemin e kanalizimit të gjitha fshatrat, 
mbeten edhe 52 fshatra me një gjatësi të rrjetit prej 191,3 km.


Harta e infrastrukturës së rrjetit të kanalizimit............................Shkarko