Gjenda Civile

Në shërbimin e gjendjes civile ofrohen këto shërbime:

PROCEDURAT PËR REXHISTRIM DHE MARRJEN E CERTIFIKATAVE
DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REXHISTRIMIN E LINDJES NËSE LINDJA KA NDODHUR NË INSTITUCIONIN SHËNDETSOR PUBLIK APO PRIVAT :

1. Kërkesa
2. Flet lëshimi i institucionit shëndetësor publik apo privat
3. Certifikata e martesës së prindërve (Procesverbali për pranimin e atësisë/amësisë nëse prindërit nuk kanë kurorë )
4. Dokumenti i identifikimit të prindërve
5. Taksa e paguar sipas rregullores komunale në fuqi
Vërejtje, Pala duhet të jetë prezent për nënshkrimin e aktit të lindjes (sipas nenit 34 të Ligjit për Gjendjen civile)

DOKUMENTET E NEVOJSHME PER REXHISTRIMIN E LINDJES NËSE LINDJA KA NDODHUR NE SHTËPI:

1. Kërkesa
2. Vërtetimi mbi marrjen e vaksinës
3. Vërtetimi nga klinika Gjinekologjike në Prishtinë se lindja nuk ka ndodhur në Prishtinë
4. Deklarata me dy dëshmitarë që dëshmojnë që lindja ka ndodhur në shtëpi
5. Certifikata e martesës së prindërve (Procesverbali për pranimin e atësisë/amësisë nëse prindërit nuk kanë kurorë )
6. Dokumenti i identifikimit të prindërve
7. Taksa e paguar sipas rregullores komunale në fuqi
Vërejtje, Pala duhet të jetë prezent për nënshkrimin e aktit të lindjes (sipas nenit 34 të Ligjit për Gjendjen civile )

Dokumentet që kërkohen nga pala për regjistrimin e lindjes që ka ndodh në shtetin e huaj :

1.Certifikata e lindjes e shtetit të huaj Origjinal e përkthyer në gjuhën Shqipe
2. Kopjet e pasaportave apo ID të prindërve
3. Certifikata e Martesës së prindërve
4. Taksa e paguar sipas rregullores komunale në fuqi

Prezenca e njërit nga prindërit në mungesë të tyre kërkohet Autorizimi për palën e autorizuar DOKUMENTET E NEVOJSHME PË LIDHJEN E MARTESES KUR PALA KA SHTETËSI TË HUAJ:

1. Kërkesa
2. Ekstrakti i lindjes (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
3. Certifikata e kapacitetit martesor (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
4. Vërtetimi i vendbanimit
5. Pasaporta
6. Taksa e paguar sipas rregullores komunale në fuqi
Nëse pala që ka shtetësi të huaj ka lindur në Kosovë dhe është i shkurorëzuar duhet të sjell aktgjykimin mbi prishjen e kurorës të legalizuar nga Gjykata Themelore (Gjykata e Qarkut në Prishtinë).

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR LIDHJEN E MARTESES TË PALES QË PUNON NË BOTEN E JASHTME POR NUK KA SHTETËSI:

1. Kërkesa
2. Ekstrakti i lindjes (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
3. Vërtetimi që është i lirë për martesë (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
4. Vërtetimi i vendbanimit
5. Dokumenti i identifikimit
6. Taksa e paguar sipas rregullores komunale në fuqi
Nëse pala ka prishje të kurorës duhet të sjell aktgjykimin mbi prishjen e kurorës, nëse kurora është prishur jashtë vendit aktgjykimi i Gjykatës së shtetit përkatës i legalizuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë.

Dokumentet që kërkohen nga pala për regjistrimin e martesës së lidhur në shtetin e huaj :

1.Certifikata e martesës Origjinal i përkthyer në gjuhën shqipe
2. Kopjet e pasaportave apo ID të bashkëshortëve
3. Ekstraktet e lindjes së bashkëshortëve
4. Taksa sipas rregullores komunale në fuqi
Prezenca e njërit nga bashkëshortet në mungesë të tyre kërkohet Autorizimi për palën e autorizuar

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REXHISTRIMIN E VDEKJES:

1. Kërkesa
2. Raporti i mjekut për vdekjen
3. Ekstrakti i lindjes dhe certifikata e kurorës së të vdekurit
4. Dokumenti i identifikimit të vdekurit
5. Dokumenti i identifikimit të paraqitësit të vdekjes
6. Taksa e paguar sipas rregullores komunale në fuqi
Nëse vdekja ka ndodhur më herët para vitit 1999 dhe nuk është regjistruar deri më tani në vend të pikës 2 (raporti të mjekut për vdekjen), paraqitësi i vdekjes duhet të paraqes deklaratën me dy dëshmitarë të cilët kanë marrë pjesë në varrim të vërtetuar noteri.
Vërejtje, pala duhet të jetë prezent për nënshkrimin e aktit të vdekjes

PROCEDURAT PËR MARRJEN E CERTIFIKATAVE
Nga sistemi i gjendjes civile mund të lëshohen këto lloj të certifikatave:

-Ekstrakti i lindjes,
-Certifikata e lindjes,
-Certifikata e martesës,
-Certifikata e vdekjes,
-Certifikata e Shtetësisë,
-Certifikata e vendbanimit,
-Certifikata e statusit martesor,
-Deklarata e bashkësisë familjare

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR MARRJEN E EKSTRAKTIT TË LINDJES

1. Kërkesa
2 .Kopja e letërnjoftimit
3, Kopja e certifikatës së martesës nëse është i martuar
4. Taksa sipas rregullores komunale në fuqi
Vërejtje : Për marrjen e ekstraktit së pari duhet të kryhet procesi i verifikimit

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR MARRJEN E CERTIFIKATES SË LINDJES

1. Kërkesa
2 .Kopja e letërnjoftimit
3, Kopja e certifikatës së martesës nëse është i martuar
4. Taksa sipas rregullores komunale në fuqi

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR MARRJEN E CERTIFIKATES SË MARTESES

1. Kërkesa
2 .Kopja e letërnjoftimit
3, Kopja e certifikatës së martesës
4. Taksa sipas rregullores komunale në fuqi
Vërejtje : Certifikata e martesës mund të merret nëse paraprakisht të dy bashkëshortet e kanë marrë ekstraktin e lindjes

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR MARRJEN E CERTIFIKATES SË VDEKJES

1. Kërkesa
2 .Kopja e letërnjoftimit të paraqitësit të kërkesës
3. Taksa sipas rregullores komunale në fuqi
Vërejtje : Për marrjen e certifikatës së vdekjes kërkohet që vdekja së pari të jetë e regjistruar në regjistrat e vdekjes

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR MARRJEN E CERTIFIKATES SË VENDBANIMIT

1. Kërkesa
2 .Kopja e letërnjoftimit
3, Kopja e faturës së tatimit në pronë,faturës së energjisë elektrike ,ose kontrata mbi qiranë
4. Taksa sipas rregullores komunale në fuqi
Vërejtje : Certifikata e vendbanimit mund të merret vetëm nëse paraprakisht është nxjerrë Ekstrakti i lindjes

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR MARRJEN E CERTIFIKATES SË STATUSIT MARTESOR

1.Kërkesa,
2.Deklarata me dy dëshmitar që vërtetojnë statusin e aplikuesit(Nëse aplikuesi është i shkurorëzuar kërkohet Aktgjykimi i Gjykatës për shkurorëzim ,nëse është i ve kërkohet kopja e certifikatës së vdekjes së bashkëshortit/tes
3.Kopja e letërnjoftimit
4. Vërtetimi i vendbanimit nëse pale punon përkohësisht në shtetet e jashtme,
5, Taksa sipas rregullores komunale në fuqi

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR MARRJEN E CERTIFIKATES SË BASHKËSIS FAMILJARE

1. Kërkesa,
2. Ekstraktet e lindjes së anëtarëve që përbëjnë bashkësinë Familjare
3. Kopjet e letërnjoftimeve
4. Taksa sipas rregullores komunale në fuqi
Vërejtje : Aplikuesi për deklaratë të bashkësisë familjare duhet të jetë prezent për të nënshkruar deklaratën

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR AKT VDEKJE (DESHMI VDEKJE)

1. Kërkesa e nënshkruar nga trashëgimtarët
2 . Certifikata e vdekjes së trashigimlansit
3, Fleta poseduese e pasurisë së paluajtshme apo të dhënat për pasurinë tjetër të luajtshme që ka lënë trashigimlansi
4, Certifikata e Lindjes dhe Letërnjoftimet e të gjithë trashigimtarve
5. Taksa sipas rregullores komunale në fuqi
Vërejtje , Trashëgimtaret duhet të jenë prezent për nënshkrimin e Akt vdekjes

DOKUMENTET QË DUHET TI BASHKANGJITEN KËRKESËS PËR NDRRIMIN E EMRIT PERSONAL /EMRIT APO MBIEMRIT

1. Kërkesa
2, Certifikata e lindjes /Ekstrakti i lindjes
3. Kopja e ID, Pasaportat
4, Dëshmi nga Gjykata se nuk është nën Hetime
5, Vërtetim nga policia për verifikimin e të kaluarës kriminale
6, Arsyetimi me shkrim se përse kërkohet ndërrimi i emrit personal
7, Vërtetim nga administrata tatimore se nuk ka borxh ndaj shtetit
8, Vërtetim i tatimit në prone
9.Taksa sipas rregullores komunale në

Për ndërrimin e emrit personal për fëmijen

1, Kërkesa
2. Ekstrakti i lindjes së fëmijë ,
3, Certifikata e martesës për prindërit dhe dokumentet e ID të prindërve
4, certifikata e vendbanimit të prindërve
5, Deklarata e dy prindërve që janë të pajtimit për ndërrimin e emrit   personal e vërtetuar tek noteri
6, Nëse fëmija është mbi 10 vjeç atëherë kërkohet pëlqimi i fëmijë
7. Taksa sipas rregullores komunale në fuqi