Kjo drejtori është përgjegjëse për:
 
-      Zbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me ofrimin e kushteve optimale për popullatën në lëmin e shërbimeve publike, nëpërmjet ndërmarrjeve publike dhe institucioneve tjera që menaxhojnë dhe kujdesen për ofrimin e këtyre shërbimeve;
-       Furnizim me ujë të pijes;
-      Menaxhimin e sistemit të kanalizimit;
-       Menaxhimin e mbeturinave;
-       Menaxhimin e investimeve kapitale në infrastrukturën publike;
-       Pastrimin, larjen dhe largimin e borës dhe akullit nga rrugët dhe trotuaret;
-     Sigurimin e mirëmbajtjes se parqeve, hapësirave publike dhe varrezave;
-       Funksionimin e tregjeve;
-       Ofrimin e shërbimeve lokale dhe të infrastrukturës duke përfshirë ujësjellësin dhe kanalizimin, përpunimin e ujërave të zeza, rregullimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale dhe transportin lokal;
-      Kujdesin për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta;
-       Planifikimin e nevojave shpenzuese dhe investuese të Drejtorisë.