Ligji për qasje në dokumente zyrtare

Formulari për kërkesë- ankesë

Qendra për Shërbim të Qytetarëve (QSHQ)

Shërbimet kryesore që kryhen në QSHQ janë:

Pranohen palët në zyrë ku u ofrohen këshillat e duhura lidhur me realizimin e të drejtës së tyre;
Iu paraqet udhëzime palëve për sjelljen e dokumenteve plotësuese që i bashkëngjiten kërkesës;
Ndihmon palët në plotësimin e kërkesave dhe parashtresave të ndryshme;
Pranon, përpunon dhe regjistron kërkesat (aplikacionet) e palëve;
I jepet palës dëshmi për dorëzimin e shkresave drejtuar organeve komunale;
Regjistrohen të dhënave të aplikacioneve në evidencën përkatëse,
I përcjell lëndët për shqyrtimin dhe vendosje;
Informon në çdo kohë parashtruesin e kërkesës lidhur me rrjedhën e procedurës me lëndën që është parashtruar organeve të komunës;
I dorëzon palës përgjigjen në kërkesën apo vendimin e nxjerrë në procedurën administrative;
Pranon ankesat e palëve ndaj vendimeve të organeve të komunës dhe kujdeset për procedurën e mëtejme.
Përgatitë dhe vë në dispozicion të qytetarëve formularë për të gjitha llojet kërkesave;
Mbanë statistika të kërkesave e parashtresave të paraqitura nga qytetarët.