Ekonomia dhe zhvillimi

  

Komuna e Lipjanit si vendbanim njihet që nga koha Ilire e Romake, si qytezë Lipjani është shpallur në vitin 1920. Lipjani ka pozitë të pershtatëshme gjeografike, gjendet në pjesën qendrore të Republikës së Kosovës në udhëkryqin e rrugëve më të rendësishme të rajonit. Gjendet në trekëndshin strategjik Prishtinë-Fushë Kosovë-Lipjan. Territori i Komunës së Lipjanit është i pozicionuar në jug të Prishtines në largësi 16 km, si dhe në lartësi mbidetare 500 m, ka klimë të mesme kontinentale,me dimra relativisht të butë dhe verëra mesatarisht të nxehta.

Komuna e Lipjanit numëron 62 vendbanime, rrethë 57.474 banorë,vetëm në qytetin e Lipjanit jetojnë 6.842 banor.

Territori i Komunës ka një siperfaqe prej 338.54 km2,dendësia e popullësisë 170 banor në 1 km2, e përafërt me mesataren e popullësisë në shkallë vendi 159.31 b/1 km2 si dhe 3.2% të territorit të shtetit.

 

Ka mundësi të volitëshme të shfrytëzimit të trafikut rrugor,hekurudhor dhe ajror.

Aeroporti i vetëm nderkombëtar gjendet në territorin e Komunës së Lipjanit,i cili është larg nga qendra 15 km. Regjioni është një nyje transporti me të vetmin Aeroport ndërkombëtar në Kosovë dhe të gjitha linjat e rrugëve hekurudhore dhe nacionale që përshkojnë zonën. Autostrada e planifikuar  Prishtinë-Hani i Elezit-Shkup kalon nëpër territorin e Komunës, andaj me pozitën e saj në jug të këtij regjioni Lipjani ka pozicion  qendror në Kosovë.

Qyteti i Lipjanit është i pozicionuar në udhëkryqin në mes të dy rrugëve të rendësishme 25/E 752 dhe 2/E 65 dhe të hekurudhes kryesore Mitrovicë – Shkup.

Është i pasur me bukuri natyrore,në pjesen perendimore shtrihet Parku nacional Blinaja,e cila mund të zhvillohet si qender rekreative dhe atraktive për tër rajonin.

Në Gadime gjendet Shpella e Mermerit e cila paraqet një atraksion të rendësishëm turistik jo vetëm për Komunen e Lipjanit por edhe të tër regjionit.

Parku kulturo-historik në Kleçkë dhe Divjakë, uji termal në Baincë si dhe Janjeva si qytezë e vjetër atraktive për vizitor.

Komuna e Lipjanit është e pasur me resurse natyrore,të cilat paraqesin bazë të volitshme për zhvillim. Mineralet më të rëndësishme të cilat i posedon Komuna janë: magneziti, nikeli, thëngjilli, zinku, kromi, duniti, rëra, kuarci, zhavori.                  

Komuna e Lipjanit posedon rreth 25.867 ha sipërfaqe bujqësore prej së cilës 19.385 ha janë tokë e punueshme – pjellore. Struktura e sipërfaqeve është relativisht e përshtatshme: tokat bujqësore bëjnë pjesë më tepër se 60 % e sipërfaqes së përgjithshme të territorit të Komunës, ato pyjore rreth 35 % dhe  tokat e papëlleshme 5.66 %.

 Faktorët natyrorë si: pozita gjeografike, morfologjia e terrenit, kushtet klimatike dhe karakteristikat hidrografike kanë ndikuar në zhvillimin e deritanishëm në aspekt pozitiv të Komunës së Lipjanit.

  

Struktura nacionale :

 - Shqipëtarë           54481  banor        94.80%

 - RAE                       2111   banor         3.67 %

 - Sërb                         505   banor         0.88%

 - Kroat                       234   banor         0.41%

 - Turq                        124    banor        0.21%

 - Të tjerë                                                0.03%.

 

 

 

Mosha e popullësisë kryesishtë është e re:     0-14 vjeq     40%

                                                                      15-65 vjeq     45%

                                                                    mbi 65 vjeq     15%

55% e numrit të pergjithëshëm të popullësisë është nën moshën 30 vjeq.

Mosha mesatare e jetëgjatësisë është 70 vjet.

Mesatarja e madhësisë së familjes është 5 anëtarë.

 

Në Komunën e Lipjanit aktualisht veprojnë 1281 biznese të regjistruara me gjithësejt të punësuar 3057 punëtor.

 
Shumica e bizneseve të regjistruara kanë:  1-3   punëtor si biznese të vogla,

10-100       punëtor si biznese të mesme.

Biznese të mëdhaja nuk ka të regjistruara në komunen tonë.

 

Bizneset dominuese janë ato me veprimtari tregëtare,sherbyese si dhe pakë ndërmarrje prodhuese.

 

Në komunen e Lipjanit janë të koncentruara shumica e bizneseve në këto Zonat ekonomike.

Zona ekonomike industriale Lipjan – QMI në siperfaqe prej 87 ha,                               në këtë zonë janë koncentruar bizneset me aktivitete prodhuese, sherbyese, komerciale, arsimore dhe shendetësore.

 

Zona ekonomike e njohur me status “Parku Industrial” në Kerqevë në siperfaqe prej 139 ha, 10 km nga qyteti i Lipjanit, 7 km afër aeroportit, afër zonës industriale në Magurë dhe Medvec, qasje e afërt me rrugët magjistrale  Prishtinë – Pejë, Prishtinë – Prizren dhe Prishtinë – Ferizaj.

 

Zona Mikse R120 në siperfaqe prej 61 ha, shtrihet përgjatë rrugës Regjionale R120 në gjatësi prej 2.6 km, në dy zona kadastrale Lipjan dhe Banullë.

 

Zona e Aeroportit ( ZE – A), shtrihet në pjesën perindimore të Komunës së Lipjanit gjegjësisht në pjesën jug – lindore të fshatit Vrellë e Magurës. Siperfaqja e kësaj zone është 190 ha.

Gjatësia e kësaj zone është rreth 2 km dhe gjerësi rreth 1.3 km, tersishtë në zonen kadastrale të Vrellës së Magures.

  

Të gjitha këto resurse  ekonomike dhe burime njerëzore të Lipjanit, janë bazë për një zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet ekonomik në shumë lëmenj, sidomos në bujqësi dhe minerale.