Edukimi

 Menaxhimi dhe koordinimi i arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë
 
Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore
 
Zgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve në pajtueshmëri me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i
 
Pagesa e stafit udhëheqës, stafit profesional dhe personelit tjetër të punësuar në institucionet arsimore të komunës
 
Planifikimi dhe koordinimi i zhvillimit të arsimit parashkollor, fillor dhe të mesëm në komunë, në konsultim me MASHT-in
 
Mbikëqyrja e të gjitha institucioneve arsimore në nivel komune
 
Regjistrimi dhe pranimi i nxënësve në pajtim me parimet e mos diskriminimit
 
Regjistrimi i të dhënave për nxënës, sipas formularit të miratuar nga MASHT
 
Nxitë barazinë në mundësitë për të ndjekur arsimin parashkollor, arsimin e obliguar dhe të mesëm
 
Respektimi dhe afirmimi i të drejtave të komuniteteve dhe anëtarëve të tyre
 
Identifikimi i nevojave për aftësim profesional të drejtorëve dhe mësimdhënësve dhe realizimi i tyre në bashkëpunim me ligjet aplikative
 
Bënë trajnimin e mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional në pajtim me udhëzimet, parimet dhe standardet e shpallura nga MASHT-i
 
Përkujdeset për zhvillimin dhe aftësimin profesional të personelit në shkollat e komunës
 
Përkujdeset për zhvillimin e të gjitha aspekteve tjera të arsimit lokal
 
Mbikëqyrja e procesit arsimor në pajtim me udhëzimet e caktuara nga MASHT
 
Përgatitja dhe implementimi i Rregullores së punës për shkollat, duke përfshirë Kodin e Mirësjelljes për stafin udhëheqës, mësimdhënësit, personelin tjetër dhe nxënësit si dhe masat disiplinore.
 
Merr vendim për rritjen e numrit të institucioneve parashkollore, shkollave fillore, të mesme dhe speciale në nivel të komunës
 
Merr vendim për ankesat ndaj organeve drejtuese të institucioneve arsimore të parapara me ligj
 
Në marrëveshje me MASHT-in, miraton rregulloret për themelimin shkrirjen, ndarjen dhe 
mbylljen e institucioneve arsimore me fonde publike të niveleve 0, 1, 2 dhe 3 në komunë
 
Nxitë bashkëpunimin midis mësimdhënësve, prindërve, nxënësve dhe institucioneve arsimore si dhe midis institucioneve arsimore dhe familjes
 
Bashkëpunon me drejtoritë tjera të arsimit të komunave tjera në projekte  të  përbashkëta arsimore, në përdorimin e përbashkët të burimeve fizike dhe njerëzore, si dhe caktimin e fondeve për projekte dhe qëllime të tilla
 
Përcakton zonat specifike të mbulimit nga shkollat në nivel komunal
 
Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e ndërtesave dhe pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike si dhe bënë sigurimin e dispozitave për mirëmbajtje të shërbimeve mbështetëse për mirëqenien fizike të nxënësve, duke përfshirë ujin e freskët, ambiente banjash dhe shërbime shëndetësore
 
Shqyrton vazhdimisht masat e marra për realizimin e arsimit special, në realizimin e kësaj detyre në atë masë që është e nevojshme ose e dëshirueshme, drejtoria konsultohet me MASHT-in dhe drejtoritë tjera Komunale për koordinimin e arsimit të fëmijëve që kanë nevojë për arsim special
 
Bënë vlerësimin e nevojave speciale, siç përcaktohet me ligj
 
Propozimi për arsim special për nxënës dhe dhënia e vlerësimit profesional
 
Propozimi për themelimin e shërbimit këshillimor dhe shëndetësor për nevojat speciale
 
Ushtron edhe kompetenca tjera të cilat i bartën në bazë të ligjit ose nga pushteti qendror.