Mirëqenia Sociale

 Drejtorati për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale është përgjegjëse për sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të saj sipas standardit të specifikuar nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Qëlllimi i DSHPS në parim mbetet kryerja e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës së Lipjanit përmes aktiviteteve të qendrës për punë sociale ose duke siguruar financim apo ndonjë ndihmë tjetër materiale për organizatat joqeveritare që merren me këtë veprimtari.

Komuna e Lipjanit përmes QPS  ka për mision  ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare për personat dhe familjet në gjendje të nevojës- bazuar në performancat dhe nevojën e identifikuar në komunitet, si dhe sipas legjislacionit të ri dhe standardeve më të avansuara për shërbime në lëminë e mbrojtjes sociale.

Shërbimet sociale dhe familjare drejtpërdrejt do të përfshijnë shërbimet e përkujdesjes sociale, këshillimin dhe në raste të tjera mbështetjen e gjerë dhe të qëndrushme materiale për personat në nevojë sipas vlerësimit social dhe kritereve të përcaktuara ligjore dhe të njohura për të gjithë (transparente).

Qytetarë të nderuar në vazhdimësi mirëqenia sociale dot ndërmarr  hapa për të identifikuar natyrën dhe përmasat e nevojës për shërbime sociale dhe familjare brenda territorit të Lipjanit në mënyrë që të promovohet përfshirja e komunitetit, transparenca dhe llogaridhënia. Ne do të jemi të gatshëm për t’u pë_rgjigjur në rastet e shërbimeve urgjente sociale dhe familjare të cilat kërkohen jashtë orarit të rregulltë të punës në komunën e Lipjanit.

Me punën tonë, dhe me shërbimet që dot ofrojmë synojmë ngritje gjithëpërfshirëse të mirëqenies përmes realizimit të  mbështetjes materiale të personave dhe familjeve në nevojë për përballim, dhe zbutje te varfërisë - si dhe në dhënien e shërbimeve sociale dhe familjare.