Përkundër reshjeve të vazhdueshme, rrugët janë të hapura | 2018-02-25












Përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës, janë të kalueshme. Këtu përfshihen edhe rrugët në fshatrat e thella malore, si Berisha, Fshati i Ri, Llapçeva, Seniku, Lladrovci e Guncati. Pastrimin e borës nga këto fshatra e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me mirëmbajtjen e rrugëve.

 
 

Komuna Bajrampasha e Stambollit, e interesuar për bashkëpunim me Malishevën | 2018-02-22

Sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me ftesë të kryetarit të Komunës së Bajrampasha në Stamboll, e ka vizituar këtë komunë, ku është pritur nga kryetari Atila Aydiner. Begaj dhe Aydiner, kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

 

Kryetari Begaj u prit nga shoqata "Kosovalilar" në Stamboll | 2018-02-22










Në kuadër të qëndrimit të tij në Stamboll, Kryetari i Komunës së Malishevës, me ftesë të shoqatës kulturore të kosovarëve që jetojnë në Stamboll, "Kosovalilar", e ka vizituar këtë shoqatë, ku është takuar me kosovarët që jetojnë atje dhe janë anëtar të kësaj shoqate. Në mesin e tyre edhe kosovarë me prejardhje nga Malisheva. Kosovarët e Stambollit, janë shprehur të gatshëm të punojnë për Malishevën dhe vendin e të parëve të tyre.

 

N J O F T I M | 2018-02-21

 Avokati i Popullit ka kompetenca për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorimin e autoritetit, lidhur me pohimet përshkeljen e të drejtave të njeriut të parapara me kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, sidhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

 

Nënkryetari Berisha, u njoftua me programin e organizatës gjermane "HELP" | 2018-02-21

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe shefja e kabinetit të kryetarit, Blerta Krasniqi, kanë pritur sot në takim  Shqipe Breznicën, koordinatore e programit të organizatës "HELP", program i cili financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe ka për qëllim përkrahjen e mikro bizneseve në bashkëfinancim me komunën.

 

Kryetari Begaj merr mbështetje nga një komunë e Stambollit, për investime në Malishevë | 2018-02-21










Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha dhe anëtari i KK të Malishevës, Faik Zogaj, janë duke qëndruar në Stamboll, përkatësisht në Komunën e Kuçukçekmece, ku janë takuar me udhëheqjen e kësaj komune, të cilët kanë thënë se janë të  interesuar të investojnë në Malishevë.

 

Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Komunën e Malishevës | 2018-02-20









Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevës, janë të kalueshme dhe nuk ka probleme, përfshi edhe rrugët në fshatrat e thella malore. Edhe përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës në dy ditë e fundit, rrugët janë të kalueshme. Të gjitha rrugët në zonat malore, janë inspektuar mbrëmë dhe sot, nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe banorët e këtyre zonave.

 

Mbahet mbledhja e Këshillit të Drejtorëve | 2018-02-20

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, apo qeverisë komunale në Malishevë, e cila është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ndërsa drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar. Në këtë mbledhje, u vlerësua se aktivitetet e organizuara për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë, janë realizuar me sukses dhe çdo gjë ka shkuar mirë.

 

Malisheva po e shënon 10 vjetorin e Pavarësisë | 2018-02-17









Komuna e Malishevës, sot, sipas agjendës shtetërore, është duke mbajtur aktivitetet e parapara,  përmes së cilave po e shënon 10 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Aktivitetet e sotme kanë filluar me homazhe dhe nderime, për të vazhduar me mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës dhe për ta përfunduar me një koncert në parkun e qytetit. Aktiviteteve, po ju prin kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ndërsa në këto aktivitete, po marrin pjesë edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, anëtarët e KK të Malishevës,  të gjitha subjektet politike, familjet e dëshmorëve, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së,  përfaqësues të Policisë, të Bashkësisë Islame dhe qytetar të shumtë.

 

Njoftim për mbledhje e tretë të KK të Malishevës | 2018-02-16

Mbledhja e -III- (tretë) e rregullt, e Kuvendit të Komunës së Malishevës, legjislatura e -VI, do të mbahet ditën e Mërkurë  me datë: 28.02.2018 duke filluar nga ora 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

 
Duke paraqitur rezultatet 1-10 (of 2776)
 |<  < 1 - 2 - 3 - 4 - 5 - 6 - 7 - 8 - 9 - 10  >  >| 

RSS