Lajmet   Begaj e Zharku, nënshkruan një marrëveshje për financimin e dy projekteve

Begaj e Zharku, nënshkruan një marrëveshje për financimin e dy projekteve - 21 prill 2017

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot në Prishtinë, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për financimin e  dy projekteve infrastrukturore në komunën e Malishevës. 

Prishtinë-Malishevë, 21 prill

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot në Prishtinë, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për financimin e  dy projekteve infrastrukturore në komunën e Malishevës.

Me këtë Memorandum, Ministria e Infrastrukturës, do të financojë realizimin e asfaltimit të rrugëve në fshatin Llapçevë – Ujëvarat e Mirushës, në vlerë prej 250,000 eurosh dhe Mleqan – Pllaqicë në Malishevë, në vlerë prej 162,000 eurosh. 

Ministria e Infrastrukturës, obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e këtyre projekteve, ndërsa Komuna e Malishevës, obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve.


RSS