Lajmet   KONKURS- Për plotësimin e vendeve të punës

KONKURS- Për plotësimin e vendeve të punës - 28 gusht 2012

1. Zyra e Kryetarit;
2.Drejtoria për Administratë të Përgjithshme;
3.Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport

 

                                             R E P U B L I K A   E   K O S O V  Ë S
 
 

             KUVENDI  KOMUNËS NË MALISHEVË

_______________________________________________________________________________________

Zyra e Përsonelit

Nr.03/1351

Më:27/08/2012

 

 

Në mbështetje të dispozitave të nenit 11, të Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, nenit 15 dhe 17 të Rregullores Nr. 02/2010, për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Udhëheqesi i Përsonelit shpall:

 

    K O N K U R S

                                            Për plotësimin e vendeve të punës

 

 

I. ZYRA E KRYETARIT

 

1-(Një)  Zyrtare administrative.

Kushtet: Shkolla e mesme. Të ketë njohuri  me kompjuter.

Përvojë në punë 1  vit në profesion.

Koeficienti: 6                                               

Përshkrimi i detyrave të vendit të punës:

-Bënë pritjen e palëve drejtuar Zyrës së Kryetarit,si dhe bën njoftimin e tyre.

-Mban evidencen e vizitave në Zyren e Kryetarit,

-Bën përpilimin e shkresave të ndryshme në këtë zyrë.

 

II. DREJTORIA PËR  ADMINISTRATË TË PËRGJITHSHME

 

1-(Një) Ofiqar në zyrën e vendit në Dragobil.

Kushtet: Shkolla e mesme.Të ketë njohuri  me kompjuter.

Përvojë në punë 1  vit në profesion.

Koeficienti: 5

Përshkrimi i detyrave të vendit të punës:

-Mbanë librat amë L.A.L,L.A.M dhe L.A.V,si dhe kryen të gjitha regjistrimet në to.

-Pranon kërkesat e qytetarve dhe subjekteve tjera për lëshimin e çertifikatave.

-Përgaditë raportet e punës së kryer sipas kërkesës së eprorit të organit.

-Jep ndihma organeve kompetente për regjistrat e qytetarve.

-Kryen edhe punë tjera sipas urdhrit të eprorit të organit.

  

III. DREJTORIA PËR KULTURË, RINI DHE SPORT

 

1-(Një)Zyrtar për kulturë.

Kushtet: Kualifikimi Superior.Të ketë njohuri  me kompjuter.

Përvojë në punë 2  vite në profesion.

Koeficienti: 6

Përshkrimi i detyrave të vendit të punës: Bënë programe javore,mujore e vjetore të punës në sektorin për kulture. Inventarizon objektet e kultures. Identifikon monumentet nga trashegimia e jonë kulturore. Identifikon prioritetet në sektorin e kultures. Mbanë evidencen e Shoqorive Kulturore Artistike. Nxitë bashkëpunim për aktivitetet kulturore më komunat fqinje. Raporton për aktivitetet kulturore-artistike. Kryen edhe aktivitete tjera kulturore më interes për kulturën.Kryen edhe punë të tjera sipas urdhrit të Drejtorit.

 

 

 Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të aplikojnë në këto vende të punës janë të obliguar që t’i marrin dhe dorëzojnë aplikacionet në Zyrën për pritjen e palëve të KK- Malishevë. Aplikantët janë të obliguar që t’i parashtrojnë edhe këto dokumente: diplomën e shkollimit,Vërtetimin mbi përvojën në punë.

Konkursi do të mbetët i hapur 15 ( pesëmbëdhjetë ) ditë nga dita e shpalljes së tij në të përditshmet:’’Koha ditore’’ dhe ”Epoka e re’’ dhe në tabelë të shpalljeve të KK- Malishevë.

 

 

 

Për datën dhe kohën e mbajtjes së intervistës dot njoftoheni me kohë.  

 

                                                                                                                                                

 

                                                                                                                      

        

                                                                                                            Udhëheqësi i Personelit                                                                                                          

                                                                                                            Gani Bahtjaraj, jur.dipl.

                                                                                                            ____________________                           

                       



RSS