Lajmet   Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit, në mes të Komunës së Malishevës dhe GIZ-IT

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit, në mes të Komunës së Malishevës dhe GIZ-IT - 10 gusht 2017

 Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur të Enjtën, përfaqësuesin e GIZ-it gjerman, Shkëlqim Daci  dhe  Suzana Gorancin, përfaqësuese  nga Ministria e Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor.

Në takim është biseduar rreth projektit për Fuqizim të Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhim të Tokës (FPHTM), me ç’rast është nënshkruar edhe Memorandum i Mirëkuptimit.

Ky projekt financohet nga Ministria Federale e Gjermanisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim, kurse zbatohet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

 Malishevë, 10 gusht

,,Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, është që të sigurohet bashkëpunim i dakorduar dhe i ngushtë në mes palëve nënshkruese, njëherit do të shërbej për të përmirësuar kapacitetet e komunës që të përformoj më mire në fushën e planifikimit hapësinor për zonën urbane dhe rurale të territorit të Komunës së  Malishevës” theksoi përfaqësuesjai   nga Ministria e Mjedsit dhe Planifikimit hapësinor Suzana Goranci. Ajo  në vazhdim ka  thënë se komuna është e obliguar të përgatis dokumentet e nevojshme të planifikimit hapësinor si Harta zonale e komunës dhe plani zhvillimor komunal, të cilat duhet të marrin edhe pëlqimin nga MMPH.

Ndërsa kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka deklaruar se do të punojë ngusht me GIZ-in gjerman dhe ministrinë përkatëse, duke u zotuar se do të përmbushim të gjitha obligimet që dalin nga ligji në fuqi.

Dhe ka vlerësuar projektin si shumë të rëndësishëm për Komunën e Malishevës dhe është shprehur i kënaqur në mbështetjen e GIZ-it gjerman, që brenda dhjetë komunave të Republikës së Kosovës jemi përzgjedhur edhe  ne si Komunë që të mbështetem për këtë projekt.

Kurse Shkëlqim Daci, përfaqësues nga GIZ-i gjerman, ka thënë se janë në process të përzgjedhjes së një kompanie profesionale, e cila do të  ndihmojë komunat përfituese në përgatitjen e databazave, por do të japim edhe këshilla tjera profesionale.

RSS