Lajmet   U mbajt dëgjim publik për ProjektBuxhetin me OJQ-të

U mbajt dëgjim publik për ProjektBuxhetin me OJQ-të - 11 gusht 2017

 Drjetori i Drejtorisë për  Ekonomi dhe Financa,  Vesel Krasniqi me  bashkëpunëtorë, ka mbajtur, të Premtën dëgjimin publik për shqyrtimin e Projekt Buxhetit për vitet 2018/2020,  me vështrim të posaqëm për buxhetin e vitit 2018, me Organizatat jo qeveritare që ushtrojnë aktivitetet e tyre në Komunën e Malishevës.

 Malishevë, 11 gusht

Sipas drejtorit të kësaj drejtorie, z. Vesel Krasniqi, informoi OJQ-të. ,, Buxheti i paraparë për vitin 2018 për Komunën e Malishevës në total është13.822.807 (Trembëdhjetëmilion e tetëqind e  njëzetëedymijë e tetëqind e shtatë euro).Po sipas z. Krasniqi, komuna ka planifikuar që për investime kapitale të nadajë Katërmilion e treqind e nëntëdhjetë e dymijë e tetëqind e njmbëdhjetë euro ,(4392.811 euro). Sidhe mallra e shërbime 1.250.000 euro(Njëmilion e dyqind epesëdhjetë mijë ) euro.

OJQ-t që veprimtaritë i ushtrojnë në komunën e Malishevës, permes planeve të tyre, kërkuan edhe mbështetjen komunale, për t’i realizuar projektet e parapara për vitin 2018.

Këtu Drejtori, theksoi se në vazhdimësi jeni mbeshtetur, për prioritetet  që ju keni listuar si  më të rëndësishme e shpresoi edhe  për vitin 2018 do të bëjmë përpjekje për mbështetje financiare, ku përfitojnë të rinjët tanë, grate , Handikos, shoqatën e të verbërve, pa e lane anash edhe qendrën e Bizneseve e shumë, OJQ tjera, ku ju urojmë suksese.

RSS