Profili i shkurtë i Malishevës

MALISHEVA
Historiku i Komunës dhe të dhënat e përgjithshme për Malishevën


Llapushë është nocioni tjetër me të cilin është i njohur territori i komunës së Malishevës. Lashtësia e Malishevës si vendbanim dëshmohet edhe me prezencën e tumës ilire në vetë qendrën e Malishevës, dëshmi kjo që jep të kuptohet se Malisheva ka qenë vendbanim i hershëm ilir bashkë me vendbanimet tjera në komunë, që janë shtrirë përgjatë lumit Mirusha. Historikisht, qendra administrative politike ka ndryshuar edhe në aspektin e emërtimit edhe në aspektin e selisë. Në kohën e pushtimit turk të këtyre territoreve, përmendet Bajraku i Astrazupit, që për nga shtrirja shkonte deri në vijën hekurudhore prej Murës në veri e deri në Mrasor në perëndim. Më vonë e hasim emërtimin Rrethi i Rahovecit, që kapte të njëjtin territor.
Pas Luftës së Dytë Botërore, pushteti lokal fillimisht u organizua në fshatin Banjë dhe në fshatin Kijevë, për tu transferuar pastaj më 1960 në Malishevë. Në këtë mënyrë Malisheva për herë të parë bëhet qendër administrative-politike. Më 1965 komuna e Malishevës shpërbëhet nga pushteti I atëhershëm jugosllav. Për herë të dytë komuna e Malishevës u formua si qendër
komunale në vitin 1986, për të vazhduar deri në vitin 1991 kur pushteti serb e shpërbëri përsëri. Pas luftës, me rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/45, Malisheva u formua prapë si njësi e pavarur komunale, .de jure. e barabartë me të tjera komuna në vend.

Pozita Gjeografike


Komuna e Malishevës ka një sipërfaqe prej 306.3 km2. Ajo kufizohet: në veri me komunën e Klinës dhe të Drenasit, në lindje me komunën e Lipjanit dhe të Therandës, në jug me komunën e
Therandës dhe të Rahovecit, dhe në perëndim me komunën e Rahovecit dhe të Klinës. Qendra
komunale e Malishevës, si njësi administrative territoriale, përbëhet nga 39 njësi kadastrale dhe
44 vendbanime, përfshirë këtu edhe vetë qendrën komunale. Komuna e Malishevës shtrihet në anën
perëndimore të Kosovës. Meqenëse ka largësi përafërsisht të njëjtë nga të gjitha qendrat tjera regjionale, mund të thuhet se ajo shtrihet në pjesën qendrore të saj.
Bazuar në këtë fakt, banorët e saj nuk gabojnë që e thërrasin qytetin e vet “ Zemra e Kosovës”.. Qendra Regjionale për Malishevë është Prizreni, me një distancë prej 44 km. Largësia nga kryeqendra e Republikës së Kosovës-Prishtina është 49 km. Pozita në qendër të Republikës së Kosovës dhe konfiguracioni i përshtatshëm i terrenit, komunës së Malishevës i mundëson të ketë lidhje komunikimi të mira me tërë vendin. Territori i komunës është kryesisht kodrinor-malor. Format më të shpeshta të hasura në relievin e saj janë hurdhat dhe shpellat. Atë e përshkon pellgu i lumit Mirusha, me toka të rrafshëta e pjellore në të dy brigjet e saj. Komuna rrethohet edhe me masivin malor të Drenicës, me pikën më të lartë mbidetare të saj prej 1,057 m tek Maja e Kosmaqit dhe 1,006 m tek maja e Koznikut. Në territorin e komunës së Malishevës dominon klima e mesme kontinentale, që karakterizohet me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë. Temperaturat maksimale arrihen gjatë verës, mesatarisht +24.6°C, ndërkaq ato minimale shfaqen në janar, në vlera mesatare -10°C. Të reshurat atmosferike sillen prej 511-1108 mm në vit.

Popullsia


Në mungesë të të dhënave statistikore të regjistrimit të popullsisë, supozohet se komuna e Malishevës ka rreth mbi 75000 banorë. Që nga regjistrimi i vitit 1971 deri më sot, vlerësohet se popullsia e
komunës së Malishevës është rritur për 31,320 banorë ose për 1,010 banorë në vit. Numri i përgjithshëm i familjeve është 8,450, me numër mesatar të anëtarëve për familje 7,7. Struktura gjinore e popullsisë është 55% meshkuj dhe 45 % femra. Përderisa struktura nacionale është 99.9% shqiptarë dhe 0.1% rom. Numri i popullsisë në komunë ka tendencë të rritjes.
Zhvillimi Ekonomik
Bujqësia është njëra nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të komunës si dhe e gjenerimit të të ardhurave për banorët e komunës. Komuna e Malishevës ka burime të konsiderueshme të pasurive natyrore.

Sektori privat


Në komunën e Malishevës zhvillojnë aktivitet afërsisht 830 biznese private, me rreth 1,200 punëtorë të punësuar, nga të cilët 150 janë femra. Shumica (90%) prej këtyre bizneseve janë ndërmarrje të vogla, me numër të të punësuarve prej 1-9 punëtorë. Veprimtaria e tyre është kryesisht tregtare (afro 46%), prodhuese (18%), transportuese (14 %), zejtare (10%), hoteliere (5%), shërbyese (2.2%) dhe të tjera të ndryshme (4%).

Turizmi


Komuna e Malishevës, edhe pse është komuna më e pazhvilluar e vendit, ka potenciale natyrore për të zhvilluar një degë të veçantë të ekonomisë - turizmin.
Disa nga pikat ku mund të orientohet zhvillimi i turizmit në komunë janë: Hapësira përgjatë rrjedhës së lumit Mirusha, e cila, përkundër infrastrukturës së pazhvilluar përcjellëse, ka shumë visitorë të vendit dhe nga jashtë. Relievi i rrjedhjes së lumit, me ujëvarat unike që krijon, është një xhevahir i vërtetë turistik. Shpella e flladit në fshatin Panorc, e cila gjendet në afërsi të lumit Mirusha, është tjetër xhevahir turistik i komunës. Aktualisht vetëm 945 m gjatësi të kësaj shpelle janë hulumtuar Stalaktitet dhe stalagmitet e saj, me bukurinë që kanë, mahnitin vizitorët e rastit, të cilët gjithnjë e më shumë po shënojnë rritje. Në fshatin Ngucat ekziston edhe një shpellë tjetër e pa hulumtuar ende, për të cilën mendohet se do të jetë atraksion tjetër i madh për turistët.
Në fshatin Banjë gjendet burimi i ujit termal me kapacitet 250-300 l/sec. Mbi këtë burim të ujit është ngritur pishina me sipërfaqe 2000 m2, e cila çdo sezon vere është në shfrytëzim për freskim dhe organizim të garave të notit nga të interesuarit. Pishina ka vizitorë të shumtë, jo vetëm të komunës por edhe nga mbarë vendi. Uji i kësaj pishine ofron edhe mundësi shërimi nga një numër i caktuar i sëmundjeve të lëkurës. Temperatura konstante e ujit gjatë tërë vitit është 22ºC. Mendohet që në të ardhmen e afërt ky vend të shndërrohet në vend turistik për rekreacion, sport dhe rehabilitim. Malet e Berishës janë atraksion tjetër turistik, jo vetëm për banorët e komunës. Me llojllojshmërinë e florës dhe faunës së tyre, tërheqin shumë vizitorë për piknik malor.
Vende interesante për tu vizituar
Pishina e Banjës në fshatin Banjë; Shpella e Flladit, në fshatin Panorc; Ujëvarat e Mirushës, në fshatin Llapqevë; Ura e Rabaxhive, në fshatin Bubël; Malet e Berishës, në fshatin Berishë; Varrezat e Dëshmorëve, në Malishevë dhe në fshatin Kleçkë, etj.

Shërbimet Publike - Administrative

 

Arsimi


Në komunën e Malishevës, në bazë të riorganizimit të procesit edukativo-arsimor nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), si dhe mbështetur në Ligjin e Arsimit,
procesi arsimor realizohet në këto nivele: parafillor, fillor, i mesëm i ulët, i mesëm i lartë dhe arsim special. Të gjitha këto janë të organizuara në kuadër të arsimit publik.
Në komunë nuk ekziston asnjë shkollë private. Ekzistojnë tridhjetegjashtë shkolla fillore me pesë paralele të ndara, tri shkolla të mesme dhe dy paralele për mësim special. Në bazë të Ligjit të ri për Arsimin, të gjitha shkollat fillore janë shkolla nëntëvjeçare.

Nr.

Emri i shkollës

Komuna

Vendi/Fshati

Drejtori/esha

1

SHFMU”Afrim Buçaj”

Malishevë

Lladroc

Ramadan Bibaj

2

SHFMU”Afrim Krasniqi”

Malishevë

Bardh

Faik Krasniqi

3

SHFMU”Asim Vokshi”

Malishevë

Panorc

Bali Rudi

4

SHFMU”Bajram Curri”

Malishevë

Drenoc

Daut Morina

5

SHFMU”Beqir Gashi”

Malishevë

Mleqan

Fehmi Kryeziu

6

SHFMU”Dëshoret e Fshatit”

Malishevë

Bubavec

Maliq Kryeziu

7

SHFMU”Dëshmoret e Kombit”

Malishevë

Ngucat

Esat Zabelaj

8

SHFMU”Emin Duraku”

Malishevë

Dragobil

Zyber Paçarizi

9

SHFMU”Habib Berisha

Malishevë

Gurbardh

Sabit Berisha

10

SHFMU”Fehmi Agani”

Malishevë

Turjakë

Agron Zogaj

11

SHFMU”Ganimete Terbeshi”

Malishevë

Astrazup

Afërdita Morina

12

SHFMU”Gjergj Fishta”

Malishevë

Senik

Deli Zulfaj

13

SHFMU”Gjergj Kastrioti”

Malishevë

Llazic

Fadil Javori

14

SHFMU”Gjergj Kastrioti”

Malishevë

Vermica

Tahir Gashi

15

SHFMU”Hasan Prishtina”

Malishevë

Tërpezë

Emine Krasniqi

16

SHFMU”Hilmi Hoti”

Malishevë

Carrallukë

Azem Krasniqi

17

SHFMU”Ibrahim Mazreku”

Malishevë

Malishevë

Januz Mazreku

18

SHFMU”Imer Krasniqi”

Malishevë

Carrallukë

Fatime Krasniqi

19

SHFMU”Ismail Qemali”

Malishevë

Bellanicë

Isuf Sertolli

20

SHFMU”Ismet Jashari”

Malishevë

Temeqinë

Hajriz Zabelaj

21

SHFMU”Kajtaz Ramadani”

Malishevë

Kijevë

Avdyl Gashi

22

SHFMU”Labinot Krasniqi”

Malishevë

Mirush

Shaip Thaçi

23

SHFMU”Migjeni”

Malishevë

Lubizhdë

Sokol Paçarizi

24

SHFMU”Nuhi Mazreku”

Malishevë

Guriç

Xhevdet Mazreku

25

SHFMU”P.N.Luarasi”

Malishevë

Llapçevë

Aziz Avdiu

26

SHFMU”Ramadan Morina”

Malishevë

Damanek

Hysen Kastrati

27

SHFMU”Rifat Berisha ”

Malishevë

Berishë

Lulzim Gegaj

28

SHFMU”Ruzhdi Xhyliçi”

Malishevë

Marali

Labrije Hoxha

29

SHFMU”Salih Bytyçi”

Malishevë

Shkozë

Arben Bytyqi

30

SHFMU”Tafil Kelmendi’

Malishevë

Balaj

Ismet Gashi

31

SHFMU”Vesel Pagarusha”

Malishevë

Pagarushë

Rifat Krasniqi

32

SHFMU”Visar Krasniqi”

Malishevë

Kapllanaj

Bukurije Krasniqi

33

SHFMU”Xhevë Krasniqi”

Malishevë

Lacaj

Qerim Krasniqi

34

SHFMU”Naim Frashëri”

Malishevë

Banjë

Izet Shala

35

SHFMU”17 Shkurti”

Malishevë

Begaj

Izahir Begaj

36

SHFMU”18 Prilli”

Malishevë

Burim

Besart Morina

37

SHFMU”28 Nëntori”

Malishevë

Karvasari

Avdullah Bytyqi

38

Gjimnazi”Hamdi Berisha”

Malishevë

Malishevë

Izet Hoti

39

Qendra Kompetencës “Visar Krasniqi”

Malishevë

Malishevë

Nazmi Zogaj

40

SHMU”Lasgush Poradeci”

Malishevë

Kijevë

Sami Toplana


Numri i nxënësve në shkollat e Komunës së Malishevës:

1.      Parafillor                                                1175 ( 562 meshkuj dhe 613 femra)

2.      Prej klasës së parë deri në të pestën:      5537 (2853 meshkuj dhe 2684 femra)

3.      Prej klasës së gjashtë deri në të nëntën:  5632 (2885 meshkuj dhe 2747 femra)

4.      Prej klasës së dhjetë deri në të dymbëdhjetën 3086 (1604 meshkuj dhe 1482 femra)

5.      Nxënës me nevoja të veçanta :             12 ( 7 meshkuj dhe 5 femra)

Kultura dhe sporti


Në bazë të të dhënave demografike për komunën, rreth 25% e popullatës nga numri i përgjithshëm i saj i takon grupmoshës prej 15-25 vjeç. Në Malishevë, janë në përfundim e sipër ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës, Pallatit të Sporteve dhe fushës së futbollit të madh. Malisheva e ka edhe Bibliotekën e Qytetit, e përcjell me disa biblioteka tjera nëpër fshatra. Në Komunën e Malishevës, janë të organizuara dhe funksionojnë disa shoqëri artistike dhe klube sportive.

Shërbimet publike komunale


Në komunën e Malishevës funksionojnë shtatë ndërmarrje publike të cilat merren me menaxhimin e shërbimeve publike nga fusha të ndryshme, ato janë: NK .Lumi. e cila merret me menaxhimin e mbeturinave; Nj. Hidroregjioni Jugor .Syri i Kaltër. e cila merret me menaxhimi I ujërave; Njësia e KEK-ut e cila menaxhon energjinë elektrike; Njësia e PTK-së e cila ofron shërbimet e Postë Telekomunikacionit; Stacioni i autobusëve i cili organizon transportin e udhëtarëve; Ekonomia e pyjeve e cila merret me menaxhimin e pyjeve; Stacioni i veterinarisë që menaxhon me shërbimet veterinare.

Infrastruktura

 

Rrugët


Në komunën e Malishevës ekzistojnë mbi 200 km rrugë të asfaltuara, ku përfshihen të gjitha rrugët ndërkomunale dhe rrugët lokale në fshtrat e Komunës së Malishevës. Të gjtiha fshatrat janë të lidhura me rrugë.

Uji dhe kanalizimi

Në Komunën e Malishevës, me sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve, i menaxhon, Ndërmarrja Regjionale “Hidroregjioni jugor”, me seli në Prizren. Furnizimi me ujë të pijshëm në komunë është pjesërisht i zgjidhur. Në territorin e komunës ka 112 km sistem të ujësjellësve, në 18 fshatra ( 41% të fshatrave). Komuna (qendra komunale) bashkë me 4 fshatra, furnizohen nga i njëjti sistem i ujësjellësit (ujësjellësi publik), nga burimi i Banjës me sistem të pompimit. Ndërsa ekzistojnë edhe 10 ujësjellës tjerë individual që furnizojnë fshatrat me ujë nga burimet e afërta, prej të cilëve 6 janë gravitor (rënie e lirë), dhe 4 tjerë funksionojnë me sistem të pompimit.

Bujqësia

Nr

Sektori

Numri i fermerëve përfitues

Nr. i ha/krerëve

Totali ne euro

1

Grurë

661

2.851 ha

427,650.00  

2

Misër

356

818.84 ha

12,826.00   

3

Vreshta

78

20.64 ha

20.890.00   

4

Lopë qumështore

248

1.554 krerë

108.780.00 

5

Dele qumështore

43

4.753 krerë

71.295.00  

6

Bletë

59

2.803 shoqëri

28.030.00  

7

Perime në fushë të hapur

7

6.01 ha

1,803.00    

8

Pemishte ekzistuese

24

51.02 ha

20,408.00 

9

Totali

 

1,476 përfitues

 

801,682.00