Cerifikatë vdekjeje

Nëse personi në fjalë është i regjistruar në regjistrin e të vdekurve, mund t`ia bëni kërkesën zyrtarit të gjendjes civile në të cilën ndodhet regjistri i të vdekurve.
Nëpunësi kompetent duhet ta bëj verifikimin e drejtpërdrejtë në regjistrin përkatës të gjendjes civile apo në dosjen fizike pas konstatimit se janë plotësuar këto kushte:

    * Kërkesa për regjistrimin e vdekjes,
    * Vërtetimi mbi vdekjen nga institucioni shëndetësor, nëse vdekja ka ndodhur në institucionin shëndetësor publik ose privat,
    * Certifikata e lindjes,
    * Certifikata e martesës për ata që kanë qenë të martuar.
    * Fotokopja e dokumentit të identifikimit ose dokumenti i udhëtimit i personit për të cilin kërkohet certifikata,
    * Dëshmia e dy dëshmitarëve që e kanë parë me sy të vdekurin ose e kanë bërë identifikimin e kufomës pa ndonjë dyshim nëse vdekja ka ndodhur jashtë institucionit shëndetësor.
    * Certifikata e vdekjes, internacionale ose ekuivalenti, nga shteti ku ka ndodhur vdekja, kur vdekja ka ndodhur jashtë,
    * Certifikata e vdekjes e lëshuar vetëm pasi jetë bërë regjistrimi në regjistrin e gjendjes civile të të vdekurve.

Nëse vdekja ndodhë jashtë shtetit, duhet certifikata origjinale e vdekjes e lëshuar nga shteti i huaj, kopja e dokumentit të identifikimit të personit të vdekur dhe kopja e dokumentit të paraqitësit të kërkesës për regjistrimin e faktit të vdekjes.
Certifikata e vdekjes, vlen përgjithmonë.

.............................................................................................................................................
pdfico.pngKerkese-per-regjistrimin-e-vdekjes-dhe-leshimin-e-certifikates-se-vdekjes.pdf
.............................................................................................................................................