Mirësevini në Malishevë      

Faqja e Malishevës është faqe në të cilën qytetarët e Komunës sonë, por edhe më gjërë, mund të informohen për punën  dhe të arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe të qytetarëve tanë...!
  
Zyra për Informim Publik                        
E-maili zyrtar i komunës është:  
                                                                        komuna.malisheve@rks-gov.net

kkmalisheve@gmail.com
tel: 029 269 043

Parashikimi i motit për Malishevë

moti-sot.jpg

   22.05.2017    13 / 19 °C

   
 

Platforma buxhetore e Komunës së Malishevës

Buxheti i Komunës së Malishevës
75700_Logo_JPEG12-(1).jpg


Qasje në Dokumente Publike

Për qasje në dokumente publike (zyrtare), duhet që ta shkarkoni formularin më poshtë, ta plotësoni dhe të dorëzoni te sporteli i Zyrës Pritëse në objektin e Komunës së Malishevës, ose përmes e-mail adresës zyrtare.
Për çfarëdo lloj informatash shtesë mund ta kontaktoni zyrtarin-en për qasje në dokumente publike.

e-mail: aferdita.duraku@rks-gov.net
 Tel.   045/985-310

 

  Ligji për qasje në  Dokumentat zyrtare Kliko Këtu

Formulari për qasje në dokumentat zyrtare  Kliko Këtu

 

 

Udhëzues - E drejta për mbrojtjen e të dhënave personale ( Kliko Këtu )

 

Lajme

Njoftim: Prej nesër aparati i mamografisë në shërbim të qytetarëve të Malishevës
22 maj 2017

Njoftohen të gjithë të interesuarit, se nga dita e nesërme, e marte 23 maj 2017, në Malishevë, do të qëndroj aparati mobil i mamografisë dhe do të jetë në shërbim të të gjithë të interesuarve për kryerjen e këtij shërbimi shëndetësor.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, aparati i mamografisë, që sot ka mbërritur në Malishevë, për dy javë, ose varësisht nga nevoja, do të qëndroj në shërbim të të gjithë atyre që duan të kryejnë këtë shërbim të kontrollit shëndetësor.

Të gjithë interesuarit, mund të paraqiten në QKMF të Malishevës, për bërjen e terminit për kryerjen e kontrollit me aparatin e mamogafisë. Paraqitja dhe shërbimi i kontrollit fillon nga ora 09:00 dhe do të jetë në shërbim të të interesuarve, çdo ditë pune, për dy javë, ose më shumë.

Askush nuk mund të kryej shërbimin, pa siguruar terminin në QKMF, si dhe duhet të ketë me vete dokumente identifikimi (letërnjoftim apo pasaportë), ndërsa mosha e lejuar për kryerjen e këtij kontrolli, është 40 vjeç e sipër.

më shumë...

Njoftim për mbledhjen e parë urgjente të KK të Malishevës për vitin 2017
22 maj 2017

Mbledhja  e  -I-  (parë )  urgjente  e Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2017,  do të mbahet ditën e Enjte,   me datë: 25.05.2017, duke filluar nga ora 10:00.

Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës.

 

më shumë...

Shpërndahen njëqind makina mjelëse për fermerët malishevas
22 maj 2017

Në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës në bujqësi në përgjithësi, e në veçanti në blegtori, sot janë shpërndarë njëqind makina mjelëse, si pjesë e ndihmës së komunës për fermerët lokal. Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre makinave mjelëse, morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha.

më shumë...

Filloi fushata e spërkatjes së zonave endemike në Malishevë
22 maj 2017

Sot, në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatin Senik ka filluar realizimi i fushatës për dezinsektimin e zonave endemike, kundër rriqrave, si masë parandaluese në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Fushatën e spërkatjes së zonave endemike, e ka parë nga afër edhe shtabi komunal, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.

më shumë...

 

Hyrja


Aplikimi Online

riatdhesimi.jpg

STATUTI I KOMUNËS





Njoftimet

Gjendja Civile-Online

plani-zhvillimor1.jpg


    KLIKO KËTU 

 DRAFT PLANI ZHVILLIMOR I KOMUNËS SË MALISHEVËS


Vërejtjet dhe sugjerimet mund ti dërgoni në këtë E-mail: pzhkmalisheve2016@gmail.com