Kuvendi i Komunës

1.1   Kuvendi i Komunës miraton statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme.  Statuti rregullon zbatimin e përgjegjësive të komunës ashtu si është përcaktuar me këtë Rregullore.  Vendimi për miratimin apo ndryshimin e statutit miratohet me më shumë se dy të tretat e anëtarëve të pranishëm në mbledhjen të cilët votojnë kur shqyrtohet propozimi i tillë.
1.2   Kuvendi i Komunës i miraton rregullat e procedurës dhe mund t'i ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme.  Rregullat e procedurës duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe kontrollin,  duke përfshirë kontrollin efikas financiar të administratës së komunës.  Vendimi për miratimin apo ndryshimin e rregullave proceduale miratohet nga më shumë se gjysma e anëtarëve prezentë që votojnë në mbledhjen ku shqyrtohet propozimi.
1.3   Kuvendi i Komunës nuk mund ta bartë përgjegjësinë e vet për vendimet lidhur me:
(a)   Miratimin e buxhetit;
(b)   Miratimin e cështjeve të tjera financiare të cilat sipas statutit dhe rregullave të procedurës i janë lënë kuvendit;
(c)   Kompenzimet për anëtarët e zgjedhur;
(d)   Raportin vjetor;
(e)   Miratimin, ndryshimin dhe anulimin e ligjeve lokale;
(f)   Krijimin e komiteteve që kërkohen me këtë Rregullore;
(g)   Zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës;
(h)   Emërimin e kryeshefit ekzekutiv;
(i)   Emërimin e bordit të drejtorëve;
(j)   Nivelin e pagesave dhe cmimeve;
(k)   Krijimin dhe përdorimin i simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, në përputhje me rregulloret e Pushtetit Qendror;
(l)   Emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve dhe vendeve të tjera publike;
(m)  Bërjen e planeve dhe marrëveshjeve në pajtim me kapitullin 1, neni 3.6.
1.4   Kuvendi i Komunës mund ta autorizojë ndonjë komitet të kuvendit, kryetarin e komunës ose kryeshefin ekzekutiv për të marrë vendime.   Kuvendi i komunës mund t'i revokojë këto autorizime në cdo kohë.  Kompetenca e ngarkuar mund të bartet edhe më tej brenda autoritetit të dhënë me këtë Rregullore.
1.5   Vendimi për emërtimin apo riemërtimin e cfarëdo rrugice, rruge apo vendi tjetër publik duhet të miratohet nga më së paku dy të tretat e anëtarëve të kuvendit komunal.