Shaqir Demiri, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi

Shaqir-Demiri.JPG







Shaqir Demiri

Është i lindur me 20.04.1951 në fshatin Syrigane (ish Suhogërll) të Komunës së Skenderajt. Shkollën fillore katërklasëshe e ka kryer në shkollën e fshatit, ndërsa katër vitet tjera në Runikë. Gjimnazin e përgjithshëm, drejtimi i shkencave natyrore e ka mbaruar në Skenderaj. Mandej ka regjistruar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa në vitin 1982 ka filluar specializimin në degën e ORL-së në Zagreb.  Prej vitit 1979  deri në fillim të vitit 1980 ka punuar në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj, ndërsa në vitin 1982 ka filluar punën në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Në vitin 1986  ka mbaru specializimin dhe ka vazhduar punën në Spitalin e Përgjithshëm deri në vitin 1990. Në këtë vit është larguar nga puna nga regjimi serb si i papërshtatshëm. Në vitin 1992 ka hap ordinancë specialistike private dhe ka punuar deri në fillim të luftës. Pas luftës ka vazhduar punën në Spitalin e Përgjithshëm si shef i repartit të ORL-së, pastaj zëvendësdrejtor. Në vitin 2008 është emëruar drejtor në Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale nga kryetari i atëhershëm i komunës, Bajram Rexhepi.  Në këtë post është emëruar sërish nga kryetari i tashëm i komunës, Avni Kastrati.