Nazan KERVESHI, drejtoresh e Drejtoris së Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale

Drejtoresh e Drejtoris së Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale


            NAZAN KERVESHI


                I lindur më 24-05-1983

Shkollimi :
- Fakulteti i Shkencave Sportive Bacelor në UP  Fakulteti Muzikologji 

 

  


 

E-mail :
Nazan.Kerveshi@rks-gov.net

pdf_ico.gifCV forma e drejtoreshës Nazan Kerveshi



Drejtoria e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale kryejnë edhe këto detyra:

 a. Siguron realizimin (implementimin) e planit të veprimit për partneritet evropian (PVPE) ;për veprimet që ndërlidhen me Komunë dhe raporton sipas kërkesave të MAPL-së;
b. Koordinon aktivitet e Komunës, të cilat janë të ndërlidhura me implementimin e PVPE –së;
c. Mbikëqyrë aktivitetet e drejtorive që burojnë nga PVPE, si dhe dokumentet tjera strategjike të MAPL-së dhe Qeverisë së Kosovës;
d. Mbikëqyrë hartimin e rregulloreve komunale, për të siguruar se ato të jenë në përputhje me standardet evropiane;
e. Raporton rregullisht te Kryetari i Komunës për aktivitetet e drejtorive dhe në MIE
f. Përgatit materiale të nevojshme për nevojat e Komunës, për çështjet që lidhen me integrimet evropiane;
g. Hulumton programe të ndryshme të asistencës së BE–së, që ofrojnë mbështetje për qeverisje dhe zhvillim lokal;
h. Ofron këshilla në lidhje me çështjet evropiane, sipas nevojës në Komunë;
i. Bashkëpunon me Divizionin për Integrime Evropiane në MAPL dhe në çështjet e përafrimit me legjislacionin e BE–së;
j. Zhvillimin e planit strehimor për territorin e Komunës;
k. Sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit, sipas standardeve të përcaktuara nga MPMS;
l. Përkujdesjen e vazhdueshme për qytetarët e zhvendosur në territorin e Komunës;
m. Përkujdesjen e vazhdueshme ndaj familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarëve të familjeve të tyre që e kanë këtë status, familjeve të të zhdukurve, Shoqatën e Hendikos-it, Shoqatën e Shurdhmemecëve dhe Shoqatën e të Verbërve, me qëllim të realizimit të të drejtave dhe benificioneve të posaçme, që janë në kompetencë të Komunës.