Musa Dragaj, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim

55555.jpgDrejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim


            MUSA DRAGAJ


                     I lindur më 19.12.1955

Shkollimi : - Oficer Rezervë në vitin 1975 në  Prizren, Grada Ushtarake Kapiten.

 
                - Shkollën e lartë të Biznesit në Pejë.

E-mail : Musa.Dragaj@rks-gov.net

  pdf_ico.gifCV forma e drejtorit Musa DRAGAJ



Drejtoria e Inspekcionit kryejnë edhe këto detyra:
 
 a. Harton planin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në pajtim me udhëzimet administrative të organit kompetent qeveritar;
b. Vlerëson rrezikshmërinë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim, ndërmerr masa parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera;
c. Organizon formimin e njësive për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe kryen plotësimin e tyre me obligues dhe kompleton ato me mjete adekuate për veprim në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera;
d. Përgatit programet për aftësim, në pajtim me organin qeveritar;
e. Kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale për raste të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera;
f. Organizon funksionimin e sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit;
g. Kryen edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në bashkëpunim me organet kompetente komunale dhe qeveritare;
h. Bashkëpunon me shërbimet emergjente: Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Shërbimin Emergjent Mjekësorë, Shërbimin për Zjarrfikës dhe Shpëtim, KFOR-in, Policinë e EULEX-it, Kryqin e Kuq të Kosovës dhe me OJQ-të përkatëse