Lajmet   Lajmet   Drejtoresha Erseka Hasanaj-Barani vizitoi QKMF-në

Drejtoresha Erseka Hasanaj-Barani vizitoi QKMF-në - 29 dhjetor 2017

DSC_0884.JPGDrejtoresha e posa emëruar e Drejtorisë së Shëndetësisë, Erseka Hasanaj-Barani, kë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekëisë Familjare (QKMF), ku është pritur nga kryeshefi i departamentit të mjekësisë familjare, Dr Sami Kurti, me bashkëpunëtorë, të cilët e njoftuan atë për punën që po bëhet në këtë institucion kryesor shëndetësorë të Komunës, për sfidat dhe sukseset e arritura gjatë vitit që po e lëmë pas.
Dr Kurti i tha drejtoreshës Barani se kushtet në të cilat punojnë dhe ofrojnë shërbime punëtorët e QKMF-së, janë larg atyre çfarë do të duhej të jenë.   Ai tha se mungojnë barnat nga lista esenciale, pajisje të ndryshme të domosdoshme pëër punë normale, material tjetër i nevojshëm etj.

“Megjithëkëtë, edhe në kushte të këtilla, punëtorët e QKMF-së janë të përkushtuar për ofrimin sa më cilësor të shërbimeve qytetarëve që ato i kërkojnë. Kuadri i punësuar në QKMF kryesisht është profesional dhe i disiplinuar. Përveç këtu në QKMF, punëtorët tanë ofrojnë shërbime për qytetarë edhe nëpër qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulanca nëpër mjedise të ndryshme në qytet dhe fshatra”, tha ai ndër të tjera.
Drejtoresha Barani, pasi u njoftua për gjendjen e përgjithshme në QKMF, tha se ndjehet mirë kur dëgjon për punën e madhe që po bëhet nga mjekët dhe personeli tjetër me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore e efikase për qytetarët e Komunës.
 
“Unë jam këtu sot për të ju ofruar gjithë mbështetjen time të pakursyer për tejkalimin e sfidave dhe problemeve me të cilat ju ballafaqoheni në punën tuaj. Qysh tani kam filluar përgatitjen e një plani ambicioz për avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë. Kam filluar edhe kontaktet me përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe të tjera në nivel vendi, por edhe me organizata të ndryshme vendore e ndërkombëtare, me qëllim të gjetjes së mundësive për mbështetje të projekteve të ndryshme të rëndësishme nga fusha e shëndetësisë. Në këtë drejtim kërkoj mbështetjen e fuqishme të të gjithë të punësuarve në këtë sektor”, tha ajo ndër të tjera.

DSC_0835.JPG 
 

RSS

Sign in