Lajmet   Lajmet   Drejtoresha e Shëndetësisë viziton fëmiun e parë të lindur në vitin 2018 në Mitrovicë

Drejtoresha e Shëndetësisë viziton fëmiun e parë të lindur në vitin 2018 në Mitrovicë - 01 janar 2018

26231177_375908662861204_8573081295227698337_n-(1).jpgDrejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, mbrëmë në natën e ndrrimit të moteve ka realizuar një vizitë në repartin e Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë ku është pritur nga Dr Vllaznim Hoti, ud i Drejtorit të QKM-së, nga kryeshefi i departamentit të mjekësisë familjare Dr Sami Kurti me bashkëpunëtorë. 
Drejtoresha Hasanaj fillimisht e uroi personelin mjekësor për një vit të suksesshëm dhe të mbarë, njëkohësisht ajo iu ka ofruar mbështetje stafit mjekësor dhe kërkoi nga ata që edhe në këto ditë festive qytetarëve t'i ofrohen shërbimet e duhura.
 
Drejtoresha Hasanaj mori zotime se personeli mjekësor përpiqen dhe janë te gatshëm gjithnjë të ofrojnë shërbimet qytetarëve në kohen e duhur, ndërsa pacientët e rastit u shpreshen të jenë shumë të kënaqur me stafin dhe shërbimet e ofruara në QKMF në Mitrovicë.
 
Znj Hasanaj Barani u njoftua me punën e mbrëmshme të të gjithë personelit mjeksor dhe shftyëzoi rastin që ne emer të gjithë qytetarëve të Mitrovicës t'i falenderojë për punën e jashtëzakonshme dhe profesionale që ata kanë bërë gjatë gjithë vitit.
 
Ndërsa sot, e shoqëruar nga kryeinfermierja e QKMF-së Rukie Pllana, drejtoresha Erseka Barani vizitoi nënën qe lindi fëmijen e parë në vitin 2018 ne repartin e Gjinekologjisë ne Mitrovicë, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur vajzës së sapolindur dhe nënës gjithashtu.
 
Në fund drejtoresha Hasanaj shfrytëzoi rastin që në emër të kryetarit Bahtiri, të gjithë qytetarëve t'i urojë festen e vitit të ri, duke iu dëshiruar një vit të mbare me plot shëndet dhe lumturi.

RSS

Sign in