Lajmet   Lajmet   Drejtoria e Shëndetësisë ne Mitrovicë pranon donacion 525 pajisje te ndryshme mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë ne Mitrovicë pranon donacion 525 pajisje te ndryshme mjekësore - 21 gusht 2017

DSC_0512.JPGMe 18.07.2017 Drejtoria e Shëndetësisë  në Mitrovicë ka pranuar një donacion nga Norvegjia me 525 pajisje të ndryshme mjekësore. Donacioni përbëhet kryesisht nga karroca, rolatorë/shëtitore, karroca dhe karrige të WC-së, karrige të banjës, tavolina speciale etj. Në emër të donatorëve ishin prezent Besnik Ramadani dhe Agron Qyqalla nga Norvegjia.  
Drejtoresha e Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, ka falënderuar përzemërsisht bashkatdhetarët tanë të cilët çdoherë janë të gatshëm të na ndihmojnë. Ajo ka bërë të ditur se tashmë janë furnizuar  22 QMF-të dhe AMF-të e Komunës se Mitrovicës, po ashtu edhe 4 QMF dhe AMF në komunat veriore të Kosovës. Shkaku i numrit të madh të donacionit, Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF Mitrovicë, në bashkëpunim me donatoret, kanë shpërndarë shumicën e pajisjeve në këto vende:
 
- Spitalit rajonal të Mitrovicës, 
- Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Prishtinë, 
- Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Skenderaj, 
- Handikos Mitrovicë, 
- OJQ Down Syndrome Mitrovicë, dhe 
- Organizatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Mitrovicë
 
Po ashtu, një numër i madh i pajisjeve janë shpërndarë te qytetarët e Komunës së Mitrovicës të cilët kanë paraqitur kërkesë  në QKMF Mitrovicë. Edhe pas shumë kërkesave të pranuara dhe të realizuara, QKMF Mitrovicë do të  përpiqet t’i realizojmë kërkesat e qytetareve aq sa ka pajisje. 
 
Falë donatorëve nga Norvegjia, e po ashtu bashkatdhetarëve nga Norvegjia dhe Suedia të cilët ndihmuan në bashkëfinancimin e transportit të pajisjeve, do të jenë mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës të cilëve do të ju jepen shërbime më të mira dhe të ju sigurohet një jetë me e dinjitetshme.

DSC_0505.JPG
 
 

RSS

Sign in