Lajmet   Lajmet   FSK dhe Komuna e Mitrovicës ndihmuan familjet në nevojë

FSK dhe Komuna e Mitrovicës ndihmuan familjet në nevojë - 19 maj 2017

 
19_05_2017_7638206_9.jpgForca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me Drejtorinë e Integrimeve Evropiane  dhe Mirëqenies Sociale, drejtuar nga Qazim Nimani,  kanë shpërnda ndihma për familjet me kushte të renda ekonomike.Vlera  e përgjithshme e ndihmës është 3.630 euro,   kurse  dhjete familjet në nevojë kanë përfituar paketime ushqimore  ne vler prej 60 euro ndersa para te gatshme secila familje  nga 360 euro.
 Parat që u janë ndarë skamnorëve, janë nga aktiviteti i humanitar “Vrapo me FSK”, aktivitet   i cili  është mbajtur ditë  më parë .
 
 Toger Fitore Fazliu tha se ky  aktivitet humanitar është bërë tani  traditë e organizimeve brenda FSK-së dhe ka për qëllim të promovojë gatishmërinë e pjesëtarëve të saj dhe qytetarëve  për bamirësi.
 
Ajo tha se   po ndihet mjaft e lumtur që po  i jepet  mundësia që me mjetet e siguruara nga qytetarët tanë po ua lehtëson sado pak jetën familjeve që kanë nevojë për mbështetje.
 
Në anën tjetër drejtori i Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Nimani, u shpreh të jetë falënderues për këtë iniciativë tejet të rëndësishme të FSK-së për të ndihmuar familjet në nevojë nga komuna e Mitrovicës.
 
Ai falënderoj drejtuesit e FSK-së dhe pjesëtarët tjerë për organizmin e ndihmave, duke premtuar njëkohësisht se komuna do të vazhdoj bashkëpunimin edhe me të tjerët për organizimin e aktiviteteve të këtilla bamirës.
 
 

RSS

Sign in