Lajmet   Lajmet   Filloi asfaltimi i rrugës në fshatin Pirq

Filloi asfaltimi i rrugës në fshatin Pirq - 19 maj 2017

 
unnamed-(36).jpgKryetari Bahtiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike,  Besnik Beka, kanë marrë pjesë në  fillimin e rregullimit të rrugëve  në  fshatin Pirq të komunës
 Me këtë rast ai bëri të ditur  se të gjitha rrugët në këtë fshat tani do të jenë të rregulluara e asfaltuara sipas standardeve   te parashikuara me projekt. Shuma e tërësishme e projektit për rregullimin e rrugëve në Pirq,  arrin  vlerën rreth 200.000 Euro .
 
 “Jo vetëm në fshatin Pirq, por edhe nëpër vende të tjera në rajonin e Mitrovicës, ne po mundohemi t,i realizojmë projektet tona për asfaltimin e rrugëve. Punët në këtë drejtim  po shkojnë  shumë mirë, problemet në infrastrukturë po zgjidhen një nga një, ndërkohë që banorët janë të kënaqur me punët që po bëhen”, ka thënë kryetari Bahtiri.
 
Ky është një tjetër premtim i kryetari Bahtiri që po realizohet.

unnamed-(35).jpg
 

RSS

Sign in