Lajmet   Lajmet   Kompania Vi-Print zgjeron kapacitetet prodhuese

Kompania Vi-Print zgjeron kapacitetet prodhuese - 17 maj 2017

 unnamed.jpg
Shtypja më moderne, lider në vend në fushën e printit nga letra, Vi-Print në Mitrovicë, në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të saja, teknologjike dhe infrastrukturore dhe të hapësirave tjera prodhuese, ka inaugurua të mërkurën linjën e re për paketime industriale
 Pronari i Vi-Printit, Visar Idrizi, tha se shtypshkronja ka një histori të gjatë të punës e të sukseseve dhe se me inaugurimin e kësaj linje dhe të hapësirave tjera prodhuese po fillon një fazë të rëndësishme në jetën e Kompanisë së tij, sepse po sjell risi në treg, duke krijuar kështu mundësi më të mëdha për të gjithë.

“Kërkesat e prodhuesve   vendor dhe të jashtëm për produktet e Vi-Printit po rriten dita-ditës. Kjo po na mobilizon që të vazhdojmë të investojmë dijen dhe burimet tona për të konkurruar në tregun e rajonit e më gjerë me teknologji, ide dhe kapital njerëzor. Kemi arritur deri këtu, para së gjithash falë punës dhe angazhimit e investimit që kemi bërë, por edhe faël mbështetjes nga projekti PPSE, që ka besuar në vizionin e Vi-Printit”, tha ndër të tjera Idrizi. 
 
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri vlerësoi lartë punën e madhe që po bënë kompania Vi-Print deh kontributin e saj në zhvillimin ekonomik të komunës, sidomos në zbutjen e papunësisë. 
 
“Vi-Printi me hapjen e linjës së re, po tregon se është një kompani shumë serioze e cila me produktet e saja cilësore, tashmë ka bërë emër në vend e më gjerë. Komuna e Mitrovicës e ka mbushte dhe do ta mbështes edhe në të ardhmen zgjerimin e kapaciteteve të Vi-Printit dhe në përgjithësi konceptin e saj për tu zhvillua akoma si kompani ledh në këtë fushë në vend”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri. 
 
Vlerësim të lartë për punë dhe produktet e Vi-Printit pati edhe Naim Dedushaj, nga Rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare. “Vi-Print është shembulli më i mirë se si duhet zhvilluar biznesin dhe depërtuar në tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Të gjithë ne duhet të krenohemi me punën dhe sukseset që po arrin kjo kompani. Produktet e saj janë ekspozua edhe në panairin Nju Jork, ku merrnin pjesë 1.000 biznese shqiptare, duke u vlerësuar lartë ato. Ne kemi vendos që Mitrovica të jetë prioritet yni  sa i përket mbështetjes nga ana e këtij rrjeti”, tha Dedushaj.
unnamed-(1).jpg
Pronari Idrizi tha se për të hapur linjën e re të prodhimeve, hapësirën tjetër për vendosjen e prodhimeve dhe për blerjen e pajisjeve teknologjike dhe pajisjeve tjera, ka investuar rreth një milion euro. Aktualisht në kompani janë të punësuar rreth 60 punëtorë dhe së shpejti pritet që të rritet numri i tyre.
 

RSS

Sign in