Lajmet   Lajmet   Kryetari Bahtiri, mbajti mbledhjen e parë me drejtorët e Drejtorive komunale

Kryetari Bahtiri, mbajti mbledhjen e parë me drejtorët e Drejtorive komunale - 05 janar 2018

 
26240270_376540532798017_1043139048417311494_o.jpgSot kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Faruk Mujka, kanë mbajtur mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve.
Me këtë rast kryetari Bahtiri, fillimisht i uroj drejtorët komunal për një fillim të mbarë të vitit duke ju ofruar mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë në mënyrë që rezultatet e punës të jenë sa më të kënaqshme.
 
Gjatë kësaj mbledhje kryetari Bahtiri ka kërkuar nga secili drejtor që detyrën e tij ta kryeje me nder e përkushtim, sepse ai është i zotuar për një qeverisje komunale me duar të pastërta dhe nuk do të lejojë keqpërdorim të pozitës zyrtare e të parasë së qytetarit.
 
Ndërsa nënkryetari Mujka, në mbledhjen e parë të bordit, është shprehur i sigurt që kjo qeverisje lokale do të jetë shumë e suksesshme.
 
“Kjo fitore na obligon për një punë më të madhe andaj kërkoj nga secili drejtor që me punë të dinjitetshme ta shpërblejë besimin e qytetarit për ketë qeverisje, pa dallime partiake “, tha nënkryetari Mujka.
 
Mbledhjet e bordit do të jenë të rregullta dhe secili drejtor do të diskutojë dhe të jap raport javorë për dikasterin që e drejton.

26173941_376540536131350_3128299188428772898_o.jpg
 

RSS

Sign in