Lajmet   Lajmet   Kryetari Bahtiri takoi komandantin e stacionit policor në jug

Kryetari Bahtiri takoi komandantin e stacionit policor në jug - 11 janar 2018

26230325_379729572479113_3266562409105071411_n.jpgKryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka zhvilluar një takim me komandantin e stacionit jugor të policisë, Ahmet Xhosha, i cili ka përgëzuar Bahtirin për zgjedhjen e tij si kryetar komune në zgjedhjet e fundit lokale.
 Në këtë takim, Bahtiri ka falënderuar komandantin e stacionit jugorë të policisë, Ahmet Xhosha për vizitën dhe ndikimin e tyre për ruajtjen dhe sigurinë në qytet.
 
“Unë shfrytëzoj rastin që juve z. komandant Xhosha dhe policët tuaj t’i falënderoj shumë dhe t’i përgëzoj për punën e madhe dhe të suksesshme që kanë bërë dhe po bëjnë në Mitrovicë. Falë punës suaj qytetarët e Mitrovicës sot dihen më të sigurt, prandaj edhe njëherë shpreh mirënjohjen time dhe të qytetarëve për punën tuaj të suksesshme dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë”, ka thënë Bahtiri.
 
Ndërsa komandanti i stacionit jugorë të policisë, Ahmet Xhosha, ka falënderuar kryetarin për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për të ndihmuar dhe është zotuar se bashkëpunimi mes Komunës dhe Policisë do të jetë i vazhdueshëm.
 
Në takimin që u mbajt në ndërtesën e komunës, kryetari Bahtiri dhe komandanti Xhosha vlerësuan lartë bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve, bashkëpunim ky që ka dhënë rezultate pozitive në stabilizimin e gjendjes së përgjithshme në komunë.

26240800_379729419145795_2647352744507611279_o.jpg

RSS

Sign in