Lajmet   Lajmet   Kujdes kur blihen banesat në ndërtesat e paregjistruara në kadastër!

Kujdes kur blihen banesat në ndërtesat e paregjistruara në kadastër! - 08 mars 2013

Me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, Komuna e Mitrovicës, ka kërkuar nga noteritë në gjithë territorin e komunës, që të mos vërtetojnë kontratat e shitblerjes se banesave, në rastet kur pronarët e ndërtesave, nuk i kanë përmbushur kriteret dhe kushtet ligjore të regjistrimit të tyre në regjistrin kadastral. Njëkohësisht njoftohen qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe ta kenë të qartë se nuk do të mund ta legalizojnë pronën që blejnë, nëse paraprakisht pronari i ndërtesës (investitori) nuk i ka përmbush kriteret që kanë të bëjnë me regjistrimin  pronës.
Shitja e banesave në ndërtesat e paregjistruara në regjistrin kadastral, bëhet në rend të parë për përfitime dhe shmangie nga detyrimet për pagesat tarifore të komunës për leje ndërtimit në emër të shfrytëzimit dhe rregullimit të tokës ndërtimore. Kontrata të rregullta formalo-juridike dhe valide sipas të drejtës detyrimore janë vetëm ato që janë të ligjshme, të lejueshme, të moralshme dhe të zbatueshme.    



RSS

Sign in