Lajmet   Lajmet   Në Komunën e Mitrovicës u hap ekspozita për vlerësimin preliminar të tokës

Në Komunën e Mitrovicës u hap ekspozita për vlerësimin preliminar të tokës - 18 maj 2017

 
18596606_1726195864339881_871687057_o.jpg
Në kuadër të informimit të qytetarëve për vlerësimin preliminar të tokës nëpër komunat e Kosovës, Ministria e Financave, në bashkëpunim me shtetin e Suedisë dhe komunën e Mitrovicës,  ka hapur të enjten ekspozitën për vlerësimin preliminar të tokës në këtë komunë, që përdoret për qëllime të tatimit në pronë, edhe për qëllime të tjera
 
 Në hapjen zyrtare të kësaj ekspozite, morën pjesë nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori i Drejtorisë së Financave, Nysret Maxhera, përfaqësuesi i projektit Olov Farnkvist, vlerësuesi i pavarur i projektit, dhe shumë zyrtarë të tjerë e qytetarë,  të cilët ishin të interesuar të njoftohen më gjerësisht në lidhje me këtë ekspozitë.

Fillimisht  fjalën e mori  nënkryetari Mujka, i cili e vlerësoj lart këtë iniciativë, duke  shtuar se është hap shumë i rëndësishëm që ju mundëson  qytetarëve  një lidhje direkte për  informimin dhe  vlerësimin preliminar të tokës, pronë e tyre. 
 
Vlerësuesi i  këtij projekti, Ragip Rugova tha se ky  projekt synimin kryesor e ka tërheqjen e vlerave zyrtare për qëllimin tatimor, duke shtuar njëkohësisht se me implementimin e këtij projekti  tokat do të vlerësohen drejt dhe se do të ketë regjistër për të gjitha parcelat.18578863_1726195624339905_1782950084_n-(1).jpg

 
 Eksperti i jashtëm projektit,  Olov Farnkvist, ju bëri thirrje të gjithë   qytetarëve të Mitrovicës  që gjatë kësaj ekspozite të njoftohen më gjerësisht  në lidhje me vlerësimin preliminar, të tokave të tyre,  si dhe që më  pas  t’i komentojnë  dhe të japin vërejtjet në lidhje me vlerësimin e dhënë. 


 
“Që nga sot qytetarët e Mitrovicës dhe rrethinës së saj   janë të mirëseardhur të marrin pjesë në këtë  ekspozitë, ku  së bashku me zyrtarët e Drejtorisë  së Financave dhe zyrtarët komunal të Tatimit në Pronë, do të kenë mundësinë të  bëjnë komente dhe sqarime të nevojshme për pronën e vet dhe problemet lidhur me këtë.

Ne do t’i trajtojmë me kujdesin maksimal të gjitha komentet dhe vërejtjet e qytetarëve dhe do të mundohemi të reflektojmë me ndryshime në të gjitha rastet që i drejtojnë ata”, tha  ndër të tjerash Eksperti Farnkvist.

 
Vlen të theksohet se kjo ekspozitë për vlerësimin preliminar të tokës në Komunën e Mitrovicës, do të jetë 1 muaj e hapur për qytetarët  e kësaj komune.
 
 
18575108_1726195637673237_452054770_o-(1).jpg

RSS

Sign in