Lajmet   Lajmet   Nis të asfaltohet edhe rruga në lagjen e Pllana në Kqiq të Madh

Nis të asfaltohet edhe rruga në lagjen e Pllana në Kqiq të Madh - 18 maj 2017

 unnamed.jpg
Në kuadër të projektit me vlerë prej rreth 300.000 euro, për asfaltimin dhe kubëzimin e rrugëve dhe rrugicave në fshatin Kqiq të Madh, të enjten ka nis asfaltimi i rrugës “Bujar Pllana”, të lagjes së Pllana në këtë fshat
Fillimin e asfaltimit të kësaj rruge e ka përcjell nga afër kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Besnik Beka, të cilët janë mirëpritur dhe falënderuar nga banorët e kësaj lagje. 
 
Kryetari Bahtiri tha me këtë rast se infrastruktura rrugore, si në qytet, ashtu edhe në fshatra po përmirësohet për çdo ditë, gjë që po ua lehtëson jetën qytetarëve.
 
Ai shtoj në vazhdim se ndërtimi, asfaltimi dhe  meremetimi i rrugëve të reja, si në qytet, ashtu edhe në fshat gjatë mandatit të tij  qeverisës ka qenë një ndër  prioritetet që i ka shtuar vetes, ai tha  se është arritur deri tani të asfaltohen dhjetëra rrugë në fshatra e qytet, të kubëzohen  po ashtu e dhjetëra të tjera, si dhe të meremetohen edhe dhjetëra të tjera.
 
“Kemi pas nje dinamikë në këtë drejtim si asnjëherë më parë. Kur po e shoh kënaqësinë e qytetarëve edhe unë po  jam i lumtur. Këtë kënaqësi po e shoh edhe sot në sytë tuaj, prandaj po ndihem mirë. Po shkojmë me radhë dhe do të vazhdojmë me intensitet të shtuar kësaj vere për ndërtime të tjera të rrugëve. Juve ju uroj gjithë të mirat dhe ju premtoj se komuna do të ju mbështesë edhe në zgjidhjen e problemeve tjera me të cilat ju ballafaqoheni”, tha kryetari Bahtiri.
 
Përfaqësuesi i lagjes, Bedredin Pllana, pasi falënderoj kryetarin Bahtiri dhe drejtorin Beka, tha se banorët e lagjes së tij janë të lumtur si asnjëherë deri tash, pasi që ëndrra e tyre u bë realitet.
 
“Ne ishim të zhgënjyer me mos realizimin e premtimeve të udhëheqjeve të mëparshme komunale, andaj edhe kishim humbur besimin. Por, tani kryetari Bahtiri është ai që e mbajti fjalën dhe ashtu siç ka premtuar, e  asfaltoi rrugën. Ne i jemi mirënjohës dhe e falënderojmë shumë”, tha ai.
 
Rruga që nisi të asfaltohet ka një gjatësi prej mbi 500 metra, gjerësi prej katër metrash dhe trashësi ët asfaltit prej tetë centimetra. Ajo e lidh këtë lagje më pjesën e rrugës që i takon komunës së Vushtrrisë, e cila më parë e kishte asfaltua pjesën e vet, duke ju mundësuar atyre daljen në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.
 

RSS

Sign in